Ish-Uzina e Sodës, “uzina e vdekjes”
07/03/2005 Rreth 300 persona të lënë nën kërcënimin e kimikateve helmuese
VLORË – Sot duket qesharake, por 3000 lekë të vjetra kanë mjaftuar për të blerë vdekjen e avashtë të të gjithë familjes. Kaq i janë dashur vite më parë, të parit banor të ish-uzinës së sodës kaustike, ku vdekja vjen çdo ditë nga zhiva dhe helmet e tjera, me të cilat bashkëjetojnë prej vitesh rreth 300 të ardhurit nga zona të ndryshme të vendit. Dikur, ish-uzina e sodës mjaft e dëgjuar në vend për prodhimin e sodës kaustike, sot është në një gjendje katastrofike, por ajo vazdhon të prodhojë vdekje për mjaft familje të ngulura aty pas ndryshimeve të viteve ‘90.
Ish-uzina vdekjeprurëse
Sot, ish-territori i sodës kaustike është kthyer në një lagje të mirëfilltë banimi, e cila numëron rreth 300 anëtarë. Të ardhur nga fshatrat e Vlorës, por dhe nga Gramshi, Erseka e deri nga Korça, banorët janë ngulur aty për një jetë më të mirë, pa ditur se pikërisht nga afërsia me plazhin dhe me Vlorën, ata do të përfitonin vetëm sezonin e plazhit, si dhe sëmundjet kronike në gjak. Helmet, që zhiva e ish-uzinës përcjellë te mushkëritë e deri në gjakun e banorëve në fjalë, janë bërë shkak për një sërë sëmundjesh, që kanë prekur “të madh e të vogël”. Prej 14 vjetësh, banorët e zonës së ish-unizës së sodës kaustike, janë kthyer në klientët e rregullt të spitalit të Vlorës, e sidomos të pavionit të gjakut, aty ku edhe marrin gjak të pastër.
Kryefamiljarët kanë shfrytëzuar muret e ish-ndërmarrjes për t’i kthyer ato në shtëpi banimi, duke populluar lagjen në fjalë, që për mjaft familje vlonjate, që kanë patur të afërm të punësuar atje gjatë kohës, që kjo uzinë ishte funksionale ka qenë një vend që ka sjellë vdekje e shumë sëmundje.
Banorët
Një prej nënave, me origjinë nga Vranishti i Vlorës, e ngulur në ambientet e sodës prej 10 vitesh, rrëfen se fëmijët e saj janë mjaft keq me shëndet dhe çdo muaj është e detyruar t’i çojë në spital për të marrë gjak e medikamente, pasi janë të sëmurë.
“E di mirë që këtu nuk mund të rrihet, por nga halli e kemi. Im shoq tani është në Itali dhe shpresojmë, që të mund të blejmë një banesë tjetër, mjaft larg nga ky vend i mallkuar, që po na merr çdo ditë fëmijët e gjakun tonë. Indiferenca e shtetit është e thellë, ata kujtohen vetëm kur vijnë për të marrë votat e tyre çdo tre-katër vjet”, përfundon gruaja, e cila duket tej mase e lodhur nga realiteti, me të cilën përdhunshëm i duhet të bashkëjetojë çdo ditë.
Flet gramshioti, “qytetari” i “Sodës”
“Unë banori i parë e bleva vdekjen 3 mijë lekë”
Hajri Kucali, nga Poshtmja e Gramshit, është i pari që ka sjellë familjen për të jetuar në zonën e helmuar nga zhiva e helmet e tjera. Ai ka treguar për gazetën “Metropol” të gjithë historinë e jetës së familjes së tij gjatë viteve të fundit, si dhe problemet e mëdha që ka me shëndetin e fëmijëve të tij.
“Dikur kam qenë ushtar në Vlorë, e të them të drejtën më pëlqente ky qytet, ndaj dhe pas ndryshimeve të 1990 mendova që ta sjell familjen në Vlorë. Në ato vite ndryshimesh, uzina e sodës u braktis e para dhe unë aty, me ndihmën e një ish-roje u strehova, duke paguar atë nën dorë me një shumë prej 3000 lekë (të vjetra). Pasi u sigurova për banesën time të re, shkova në Poshtmje dhe mora familjen me gjithë plaçkat. Kam qenë i pari familjar, që jam strehuar në ndërtesat e Sodës Kaustike”, tregon Hajriu.
Pas disa momentesh “arratie” në kujtimet e viteve të fundit të jetës së tij, Hari Kucali i rikthehet tregimit, duke shtuar se ai ka 4 fëmijë, dy që i kanë lindur në “shtëpinë e re” dhe dy të tjerë të lindur në Gramsh.
“Por, fatkeqësisht, ata janë mjaft keq, pasi në gjak kanë mjaft helme e karbon, të paktën këtë pohojnë mjekët e spitalit. Dy djemtë janë shëndetligj dhe kanë kruarje në trup, puçra e temperaturë të larta në çdo një muaj. I kam shtruar disa herë në spital e më thonë, që merrni rreze nga helmet e zhiva, që ndodhet e braktisur në mjediset e ish-fabrikës së sodës. E di që me duart e mia po shkatërrojë familjen time, por nuk kam ku të shkoj, pasi jam i pastrehë dhe i papunë, ushqeshem me punë ditore ku të mund. Në Gramsh kisha 2 dynym tokë, nga e cila nuk nxirrja as bukën e fëmijëve. Jemi ankuar disa herë dhe kryetarët e ndryshëm të bashkive, që kanë shkuar dhe kanë ardhur gjatë këtyre viteve na kanë premtuar jo rrallë e jo pak se gjërat do të ndryshojnë, por asnjë gjë nuk është bërë”, shprehet i shqetësuar Hajriu.
Kryebashkiaku Shpëtim Gjika
“Nuk është faji ynë, që ata zgjodhën ‘Sodën’ për të banuar”
Edhe kryetari i Bashkisë, Shpëtim Gjika, ka pohuar se e njeh gjendjen e banorëve të zonës së ish-uzinës së sodës kaustike. “Por, ka thënë ai, nuk është faji i institucionit tonë që familjarët janë vendosur aty. Unë, si kryetar bashkie, i kam të regjistruar në listat e strehimit, edhe pse kanë ardhur mjaft vonë në qytet dhe në rastin më të parë pres për t’i sistemuar. Ata janë të paligjshëm aty dhe janë një komunitet mjaft i madh, në bashkëpunim me spitalin, u kemi krijuar kushtet e nevojshme që të marrin ndihmën e kualifikuar. Të merren në të njëjtën kohë në konsideratë të gjithë banorët e kësaj zone, është vështirë për mundësitë e institucionit që unë përfaqësoj, që të strehoj familjet në fjalë”.
Mjekja Marika Çakërri
“I kemi paralajmëruar për rrezikun, tashmë s’kemi ç’bëjmë”
E kontaktuar nga gazeta “Metropol”, drejtoresha e spitalit civil të Vlorës, Marika Çakërri, pohon se nga ana e bluzave të bardha janë identifikuar të gjithë pacientët e sodës.
“Ne u kemi bërë me dije se rreziku i tyre vjen nga ambienti përreth dhe çdo lloj kurimi nuk ka vlerë, pasi rrezet e helmet, që merren aty janë mjaft të dëmshme. Në spitalin e Vlorës e te pavioni i gjakut është krijuar një strukturë prej tre mjekësh, që japin ndihmë mjekësore familjarëve të zonës së ish-uzinës së sodës kaustike. Kartelat e tyre kanë të njëjtën diagnozë dhe fëmijët janë edhe më të prekurit ndaj helmeve të zonës në fjalë”, pohon mjekja.