Socialistët zyrtarizojnë qëndrimet “kundër” dhe “pro” Ramës
27/07/2009 PS mbledh sot Asamblenë për zgjedhjet
Rezultati më 28 qershor, miratohet vendimi politik i kampit rozë
Forumi më i lartë vendimmarrës i Partisë Socialiste, Asambleja Kombëtare, do të ravijëzojë në mënyrë të qartë dhe zyrtare qëndrimet e ndryshme brenda radhëve socialiste. Kështu, pritet që të jetë pikërisht mbledhja e nesërme ajo që do të zbardhë përfundimisht zërat që kërkojnë largimin e kryetarit aktual Edi Rama, ata që nuk pranojnë që kjo parti të mos njohë rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit, si dhe grupimi i tretë (nëse do t’i ndanim në të tillë), që u përket mbështetësve apo besnikëve të Ramës, të cilët pranojnë dhe i qëndrojnë çdo propozimi që do të hidhte ai. Në këtë mënyrë, debatet në këtë mbledhje pritet të jenë të fokusuara mbi këto drejtime, duke sjellë jo pak tension në radhët e këtij forumi. Nisur nga njoftimi që u është bërë anëtarëve të Asamblesë Kombëtare të PS-së, vendim ky i marrë nga vetë Rama dhe jo nga strukturat që përcakton statuti i kësaj partie, mësohet se fillimisht do të jetë fjala e Ramës ajo e cila do të hapë mbledhjen e më pas do të kalohet për miratim një projektrezolutë, e cila konsiston në vendimin e PS-së për të mos njohur rezultatin zgjedhor. Ndaj këtij propozimi, i cili momentalisht është i mbështetur vetëm nga besnikët e Ramës, pritet të vijnë dhe reagimet e përfaqësuesve të dy grupimeve të tjera, ku njëri është kundër këtij qëndrimi, ndërsa tjetri shkon më tej, duke kërkuar largimin e kreut aktual. Për pasojë debatet dhe kundërvëniet do të shoqërojnë një mbledhje të tillë, për t’ia deleguar më tej për miratim Kongresit të kësaj partie vendimin që do të ndjekë selia rozë në të ardhmen. Por ndërkohë do të jenë pikërisht zhvillimet brenda kampit të majtë ato të cilat do të vendosin për drejtimin e kësaj partie. Për pasojë, burime pranë selisë rozë bëjnë me dije se, nëse projekti i përgatitur nga vetë lidershipi i PS-së do të arrijë të marrë vulën përfundimtare në forumet më të larta vendimmarrëse, pra të miratohet, pritet që kreu socialist të ndërmarrë turin e radhës në rrethe të ndryshme për sensibilizimin e shqiptarëve sa i takon procesit zgjedhor, e konkretisht për manipulimin e zgjedhjeve. Tashmë nga sa është deklaruar apo dhe nga zërat jozyrtarë në kampin rozë, është i qartë qëndrimi i kreut të PS-së për të mos u larguar nga kryesimi i kësaj partie. Madje, jo në pak raste vetë Rama e ka bërë publik një qëndrim të tillë, ku në mënyrë indirekte pati shigjetuar dhe kritikët e tij brenda radhëve socialiste, të cilët, duke kërkuar që PS-ja të njohë humbjen, këmbëngulin në respektimin e ligjit themeltar të kësaj partie sa i takon postit të kryetarit. Por Rama ka bërë të qartë se dorëheqja nga ky post nuk është pjesë e projektit të tij politik. Sipas tij, rezultati që mori Partia Socialiste në zgjedhjet e 28 qershorit nuk ishte i mjaftueshëm. “Rezultati i këtyre zgjedhjeve, i cili për ne nuk ishte i mjaftueshëm, nuk do të bëhet dot alibi për askënd që ta kthejë mbrapa këtë parti.” Megjithatë, mbetët që fjalën e fundit ta thonë forumet e larta vendimmarrëse të kësaj partie, ku fillimisht do të jetë Asambleja Kombëtare e më pas Kongresi që do të ftohen në pranojnë vendimin e Ramës për mosnjohjen e zgjedhjeve.
Prezenca në Asamble
Mbledhja e nesërme e Asamblesë Kombëtare mund të cilësohet si një nga mbledhjet më të rëndësishme të këtij forumi, kjo nisur nga vetë qëllimi për të cilin është thirrur ai. Kështu, është pikërisht rezultati që Partia Socialiste mori në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit që detyron anëtarët e këtij forumi të vendosin për njohjen apo mosnjohjen e këtyre zgjedhjeve. Nisur nga rëndësia e kësaj mbledhjeje, pritet që prania e anëtarëve të jenë në maksimale. Por nuk pritet që takimit t’i bashkohet ish-kreu socialist Fatos Nano. Ndërkohë figurat më ta larta të jetë pjesë e takimit, duke thënë fjalën e tyre brenda forumeve të Partisë Socialiste. Kësaj prezence nuk mund të mos i bashkohen dhe ata që tashmë mund të cilësohen si kritikët e Ramës, si Ben Blushi, Arben Malaj, të cilët në mënyrë publike ia kundërvënë kryetarit Rama për qëndrimin para dhe post zgjedhor. Arben Malaj është i vetmi që ka pranuar publikisht se do të kandidojë për kryetar partie, ndërsa Ben Blushi ende nuk e ka artikuluar ambicien e tij. Në ditët në vazhdim, në varësi të reagimit dhe aksionit politik, do të kuptohet dhe vendimi i Edi Ramës.
Përcaktimi në statut
Tashmë shkelja e kushtetutës së Partisë Socialiste nga kreu i saj Edi Rama është bërë traditë. Siç ka ndodhur në vijimësi dhe në rastin e thirrjes së Asamblesë Kombëtare, kreu i PS-së ka preferuar ta thërrasë menjëherë atë dhe para saj një takim me kryetarët e rretheve, duke shmangur krejtësisht marrjen e një vendimi të tillë nga forumi përkatës e që ka të drejtën për ta bërë një gjë të tillë, kryesia. Po kështu Rama nuk respekton një tjetër pikë të këtij statuti, i cili lidhet me qëndrimin që duhet të mbajë kryetari i partisë në rast humbjeje në zgjedhje parlamentare. Statuti i Partisë Socialiste e ka të përcaktuar pozicionin e kryetarit të saj në rast se partia humbet në zgjedhjet e përgjithshme. Kështu, neni 28, pika b përcakton se “mandati i kryetarit të partisë është 4 vjet. Mandati i tij ndërpritet para kohe kur partia humbet në zgjedhjet e përgjithshme legjislative”. Njëkohësisht kjo pikë e statutit u shtua pikërisht në kohën kur ndryshimet statusore u bënë nën “survejimin” e vetë kreut aktual Edi Rama. Kjo pasi edhe pse ish-kryetari socialist Fatos Nano dha dorëheqjen më 2005-n pas humbjes së PS-së në zgjedhje, kjo ishte vetëm një iniciativë personale e tij dhe jo e diktuar nga statuti.
Zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit
Rama mbledh krerët e PS-së në rrethe
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama nis sot një axhendë të ngjeshur takimesh mbi pozicionin përfundimtar të kësaj partie mbi zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Gjatë ditës së sotme Rama ka thirrur në takim krerët e PS-së në rrethe, duke i paraprirë në këtë mënyrë takimit të ditës së nesërme të Asamblesë Kombëtare. Paraprakisht është bërë me dije se lidershipi i PS-së kërkon mosnjohjen e zgjedhjeve dhe është pikërisht ky vendim që do t’u bëhet me dije krerëve socialistë. Kështu, rezoluta me anë të së cilës PS-ja nuk do të njohë zgjedhjet, për pasojë nuk do të jetë pjesë e parlamentit të ri, do t’u bëhet e ditur drejtuesve vendorë për të kaluar më pas për miratim në Asamble, që do të mblidhet paraditen e së martës. Në këtë takim mësohet se Rama ka thirrur dhe kryetarët që kanë kërkuar largimin e tij, siç ishte kreu i PS-së së Lushnjës Leonard Gogu dhe ai i Shkodrës Edip Shiroka. Mësohet se një takim i tillë nuk është thirrur pa qëllim nga kreu socialist. Kjo pasi gjatë kësaj mbledhjeje do të dalin zërat “pro” dhe “kundër” kësaj rezolute, duke krijuar deri diku panoramën e qartë pas propozimit të Ramës për të mos njohur zgjedhjet, duke sjellë në të njëjtën kohë dhe moslargimin e tij nga kryesimi i Partisë Socialiste. Por deri tani bëhet e ditur se dy krerët e PS-së, ai i Lushnjës dhe i Shkodrës, do të kundërshtojnë ashpër jo vetëm një rezolutë të tillë, por dhe qëndrimin që po mban Rama në kundërshtim me statutin e kësaj partie. Megjithatë, ajo që është më e qartë është linja e kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama dhe e mbështetësve të tij përkundrejt qeverisë së re “Berisha-Meta”, ku diskutohet apo vihet ne dyshim njohja apo jo e rezultatit të zgjedhjeve të 28 qershorit, hyrja apo jo në parlamentin e ri.