Sulm me granatë, një banese në Fier

02/03/2005 Dëme të rënda materiale, asnjë viktimë
FIER – Një granat është hedhur në oborrin e banesës së një shtetasi në Fier. Shpërthimi i saj ka tronditur lagjen, ndërsa ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, por pa dëmtime në njerëz.
Ngjarja
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03.00 të ditës së djeshme. Shpërthimi i granatës në katin e parë të një pallati pesëkatësh në lagjen ”8 shkurti”, ka tronditur familjen e 37-vjeçarit Shkëlqim Guri, baba i dy fëmijëve, i papunë dhe prej kohësh emigrant në Itali.
Fatmirësisht, granata ishte hedhur dhe kishte shpërthyer në oborrin e apartamentit të tij në katin e parë, i cili ishte rrethuar me rrjet teli, ndërsa nuk ka pasur dëme në njerëz.
Policia
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të komisariatit të
policisë së Ferit, që pas veprimeve të para hetimore ende nuk kanë përcaktuar autorët dhe motivin e këtij veprimi të rëndë.
Ata bënë të ditur se, janë në kërkim të autorëve, ndërsa nuk është gjetur asnjë gjurmë në vendngjarje.
Nga ana e Shkëlqim Gurit, sipas pohimeve të tij në polici, mësohet se nuk ka pasur ndonjë konflikt me ndonjë person dhe për pasojë nuk e di se kush mund të jetë autori i hedhjes së granatës në oborrin e shtëpisë së tij.