E Hënë, 2 Nëntor 2026

Policia do të identifikojë 2385 persona

02/03/2005  Përfundon procesi i regjistrimit të popullsisë

ELBASAN - Përfundon procesi i regjistrimit të popullsisë në Qarkun e Elbasanit. Aktualisht, në Qarkun e Elbasanit janë identifikuar më shumë se 390 mijë persona, nga të cilët janë të regjistruar 365 666, ndërsa rezultojnë të paidentifikuar 2 385 persona, lista emërore e të cilëve ka përfunduar në duart e policisë për të bërë edhe identifikimin e detyrueshëm të tyre. Mësohet se, pas përfundimit të këtij procesi, dhe mbylljen e detyrës së grupeve të punës, nis një tjetër fazë, ajo e hartimit të listave zgjedhore. Bashkia e Elbasanit ka nisur dje e para këtë proces, duke shpërndarë në njësitë e gjendjeve civile të vendosura në 5 rajonet e Elbasanit, kompjuterat, hartat e dixhitalizuara dhe ka ngritur grupet e operatorëve për këtë proces. Punonjësi i njësisë së gjendjes civile do të jetë vëzhguesi dhe asistuesi në këto lista, të cilat do të përodren për zgjedhjet e përgjithshme të këtij viti. Prefekti i këtij rrethi, Qazim Sejdini, gjatë një prononcimi për shtyp, ka falenderuar të gjithë drejtuesit e njësive vendore për angazhimin gjatë këtij procesi që ka zgjatur tre muaj. Procesi i regjistrimit ka hasur jo pak probleme, ku ka patur edhe njësi vendore, që kanë bërë të ditura shifra jo reale dhe të fryra, duke vonuar procesin, ka deklaruar prefekti, por takimet e vazhdueshme të trajnimit kanë rezultuar pozitive, duke i dhënë mundësi vendorëve të reflektojnë dhe të kapin ritmet e punës. Sipas kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, ky proces do të jetë mjaft i vështirë, pasi punonjësit do të duhet t’u përgjigjen edhe qytetarëve që kërkojnë dokumente identifikimi në këto zyra.

Qarku Elbasan

391 434 persona të identifikuar

365 666 persona të regjistruar

3 842 persona të transferuar

2 385 persona të paidentifikuar

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›