Rrëshqet mali, 12 familje pa shtëpi
02/03/2005 Rrëshqet Pllaja e Koritës, 28 familje evakuohen
BERAT - Fshati Koritës, i komunës së Lumasit, ka dy ditë e tre net që përjeton tragjedinë e rrëshqitjes të masivit të Pllajës të Koritës, me sipërfaqe prej mbi 80 hektar tokë, nga të cilat 45 hektar e zënë me tokë bujqësore, 25 hektarë e sipërfaqes e zënë me kullota e pyje mbi 10 hektarë që kanë rrëshqitur kanë qenë shkëmb. Masivi i një rrafshi të tërë me mbi 80 ha tokë ka rrëshqitur, duke përsëritur historinë, pasi 130 vjet më parë mbi këtë pllajë ka qenë i vendosur fshati me të njëjtin emër, por që është fundosur. Dy ditë më parë, në mesnatën e së hënës, banorët kanë dëgjuar një erë të fortë dhe një zhurmë të nëndheshme.
Kryeplaku i fshatit, Xhemil Gjeli, tha për gazetën se “sapo na lajmëruan banorët e lagjes të sipërme për rrëshqitjen e masivit të Koritës, pamë rrezikun që kanosej dhe po atë mëngjes nisëm të evakuonim banorët më të rrezikuar dhe i vendosëm te banorët e lagjes, që pranuan t’u hapnin një strehë në shtëpitë e tyre, duke u lëshuar nga një dhomë”. Nga dita e pardjeshme fshati ka tre ditë që nuk furnizohet me uji të pijshëm. Rrëshqitja e masivit të Koritës, veç dëmeve që u ka sjell banorëve të tri lagjeve, ka ndërprerë edhe rrugën që lidh fshatin me pjesën tjetër të pllajës. Deri tani janë larguar nga vendi i rrezikut 12 familje.