Ministrat e Brendshëm deklaratë KE-së për vizat
Pas takimit, ministrat kanë bërë një deklaratë për përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave, drejtuar Komisionit Evropian.
“Ministrat ë Brendshëm i bëjnë thirrje Bashkimit Evropian që të përshpejtojnë vendimmarrjen për t’i garantuar regjimin e lëvizjes së lirë Shqipërisë dhe Bosnjës, dukë njohur progresin që këto dy vende kanë bërë në përmbushjen ë plotë të kritereve”, u shpreh ministri Basha. Deklarata e nënshkruar nga ministrat kërkon që vizat të hiqen edhe për qytetarët e Shqipërisë dhe ato të Bosnjës. Marrëveshja e përbashkët u firmos nga Serbia, Kroacia, Mali i Zi, Bosnja dhe Shqipëria.
Gjatë konferencës për shtyp, Basha ka sqaruar edhe pretendimet e Partisë Socialiste për falsifikimin e kartave të identitetit. Sipas tij, prodhimi i kartave është 100% i sigurt.
“Zoti Ruci paraqiti dje disa karta identiteti për të njëjtin person dhe kjo është plotësisht e mundur. Nëse një personi i humb karta e identitetit, ose i nxitur nga dëshira për të patur sa më shumë karta identiteti vendos të investojë në më shumë se një kartë identiteti. Ose nëse komisarët politikë me një përpjekje të dështuar për të provuar diçka që nuk ekziston kanë paguar për më shumë se një kartë identiteti për një qytetar , kjo është plotësisht e mundur por në çdo kartë identiteti emri , mbiemri dhe numri i identifikimit të shtetasit është unik. Mbrëmë nuk ishte vendi, por sot e sfidoj zotin Ruci të paraqesë 2 karta identiteti të të njëjtit person me numra të ndryshëm identiteti. Dhe nëse diçka e tillë ekziston, absolutisht do të jetë objekt i ndjekjes së menjëhershme si vepër penale ” u shpreh Basha.