Meta kërkon abrogimin e ligjit për zonat informale
28/02/2005 Kryetari i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka zhvilluar dje një takim në njësinë tetë në Tiranë, ku është interesuar mbi problematikat që janë në këtë zonë. Gjatë këtij bashkëbisedimi, Meta ishte i shoqëruar nga nënktyetari Haxhinasta, kreu i kësaj dege, Eltion Halimi dhe anëtari i KDK-së, Dritan Ylli. Gjatë takimit, Meta është shprehur se duhet të merren masa të menjëhershme për rregullimin e çështjes së ndërtimeve në zonat informale. Sipas tij, pa u abroguar ligji për legalizimin e zonave informale, kjo çështje nuk mund të zgjidhet. Kjo nga fakti se ligji parashikon shuma të mëdha për tu paguar nga ndërtuesit. Por, kreu i LSI-së, tha se banorët e këtyre zonave kur kanë ardhur në Tiranë, ishin nën mbrojtjen e ligjeve të asaj kohe. Ndaj dhe pagesa për tokën e zënë duhet të jetë po sipas atij ligji. Meta ka vlerësuar se respektimi i të drejtave ligjore është kushti bazë i funksionimit të një shteti. Ndaj ai tha se rritja e çmimit është artificiale dhe është ndërmarrë për të mbyllur boshllëqet monetare të krijuara nga monopolet.