E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shehi: Jemi për aleanca pas zgjedhore

28/02/2005  Deputeti i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka thënë dje se forca politike e drejtuar nga pretendenti për fron Leka Zogu, do të jetë e gatshme të fillojë negociatat paszgjedhore me PD-në, për ndërtimin e qeverisë, në rast se opozita fiton zgjedhjet. Lidhur me zgjedhjen ose jo të kreut demokrat Berisha, si kryeministër, Shehi ka thënë se është e drejta e partisë fituese të vendosë në krye të qeverisë, atë që ajo mendon si më të përshtatshëm. "Sipas numrit të votave dhe sipas realitetit politik paszgjedhor, sigurisht që do bëjmë dhe negociatat. Përsa i përket zgjedhjes së Kryeministrit, kjo është një dëshirë e Berishës dhe e PD-së. Është e drejta e tyre të vendosin cilin kanë qejf. Siç është edhe e drejta e LZHK-së që do vendosi njerëzit e vet dhe pretendentin e vet", tha Shehi. Debatet nëse duhet të jetë Berisha kryeministër, në rast se PD-ja fiton zgjedhjet, u hapën pas një deklarate të vetë liderit demokrat gjatë një interviste kur pranoi se ai do të ishte kryeministri i ardhshëm në rast se fiton PD.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›