Gati qendra për të alkoolizuarit
Qendra e re për trajtimin e të alkoolizuarve është thuajse gati. Këtë bën me dije zyra e shtypit të spitalit “Nënë Tereza”, në kryeqytet.
Godina e vendosur në një pjesë të godinës së vjetër të Spitalit Psikiatrik është mbaruar së rikonstruktuari. Ajo është pajisur me mjetet e nevojshme, janë vënë 12 shtretër dhe tashmë pritet kompletimi i stafit. Ashtu siç ishte parashikuar, struktura e stafit do të ketë një mjek përgjegjës, 4 infermiere, një kryeinfermiere dhe një psikolog. Aktualisht, drejtoria e QSUT po përzgjedh një mjek, nga dy kandidatë që kanë mbaruar specializimin në Itali. Kjo klinikë përbën të parin shërbim alkoologjik të mirëfilltë në vendin tonë, pasi individët e varur nga alkooli nuk do të trajtohen vetëm për çrregullimet e tyre organike. Në qendrën e re do të ofrohet edhe shërbimi i psikoterapisë. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, konsumi i alkoolit po kthehet në një fenomen mjaft shqetësues.