E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uji natyral “Tepelena”, 10 vjet në treg

Kane kaluar 10 vjet që nga koha kur shoqëria “Uji i Ftohtë Tepelenë” sh.p.k, ka filluar ambalazhimin e ujit mineral natyral “Tepelena”. 

Pikërisht për të celebruar këtë përvjetor, drejtuesit e shoqërisë kanë organizuar një konferencë për shtyp, duke prezantuar rezultatet e arritura. Administratori i shoqërisë Luciano Cirillo, nënvizoi se uji natyral “Tepelena” është prezent  edhe në tregje të ndryshme të huaja (Itali, Angli, Greqi, Kosovë). Uji Tepelena që nga viti 2002, ka marrë të gjitha autorizimet e nevojshme nga Komuniteti Evropian, si dhe ka ngritur sistemin e sigurisë për t’i garantuar konsumatorit një produkt gjithmonë cilësor. Kjo është ndjekur nga prezantimi i linjës së re të shisheve PET, re-styling i markës dhe i etiketës. Uji “Tepelena” pas lançimit në 2007 në treg të ujit të aromatizuar me shije limoni, ka përgatitur për 2008 një konfeksion te ri, formatin 0,75 litra sport cap.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›