Piratë serbë sulmojnë faqen zyrtare në web të Postës
Piratë pro serbë kanë sulmuar faqen zyrtare ne web të Postës Shqiptare.
Duke ndërhyrë në përmbajtjen e saj, ata kanë shfrytëzuar mundësinë të bëjnë propagandë nacionaliste. “Kosova është e Serbisë”, “Luftoni me më të mirët dhe vdisni si gjithë të tjerët. Mirësevini në botën tonë” dhe një logo që përdoret shpesh nga nacionalistët serbë janë hedhur online në çdo funksion të faqes. www.postashqiptare.al. Të gjitha informacionet e tjera për klientët e saj mbi tarifat, destinacionet janë zhdukur. Përveç propagandës në site kishte edhe shenja pa kuptim. Nuk është hera e parë që faqet shqiptare bëhen pre e sulmeve të hakerave të cilët i shfrytëzojnë dijet e tyre në internet për qëllimet personale apo nacionaliste. Por një sulm nacionalist serb ndaj faqes online të Postës Shqiptare që është një ndër burimet kryesore të informacionit të shërbimit postar shqiptar në Shqipëri e ka një kuptim. Duket se ende nuk ka kaluar “inati” i shkurtit kur Kosova shpalli pavarësinë, veprim ky që indinjoi pa masë Serbinë, elementë ekstremistë të së cilës e pasuan ngjarjen e madhe me disa incidente në veri të Kosovës. Menjëherë pas bërjes publike të lajmit për këtë ndërhyrje pasdite po të klikoje në faqen zyrtare të postës gjeje vetëm mbishkrimin “under construction”. Pritet që shërbimi postar të jetë brenda një kohe të shkurtër njësoj si më parë. Posta Shqiptare ka marrë të gjitha masat për të rikthyer në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur, faqen e saj të internetit, që është dëmtuar nga piratët e internetit. Drejtori i Përgjithshëm i këtij institucioni, Arqile Gorea, pranoi shfrytëzimin dhe dëmtimin e faqes në mënyrë pirate. “Faqja në web e Postës Shqiptare është shfrytëzuar dhe dëmtuar në mënyrë abuzive për të bërë propagandë nacionaliste”, tha Gorea. Përballë këtij fakti, ai nënvizoi se janë marrë të gjitha masat me institucionet përkatëse për të rikthyer në funksionin e saj të vërtetë, faqen web të Postës Shqiptare, e cila i shërben klientëve të saj me informacione të ndryshme. Secili nga klientët e postës shqiptare mund të gjente në site-in e saj informacionet për të gjitha tarifat postare brenda dhe jashtë vendit, por edhe destinacionet e shërbimit të kërkuar. Drejtuesit kanë pohuar se, këto të dhëna do t’i kenë sërish brenda një kohe mjaft të shkurtër.