E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrugorët, 1816 gjoba në 1 muaj

GJIROKASTER - Policia Rrugore e Gjirokastrës ka gjobitur 1816 drejtues automjetesh vetëm gjatë muajit maj. 

Sipas burimeve zyrtare në policinë e këtij qarku bëhet e ditur se, vlera e këtyre gjobave kap vlerën e 1.4 milion lekëve të rinj. Shifra e masave administrative ndaj drejtuesve të automjeteve në muajin maj konsiderohet mjaft e lartë në raport me muajt e tjerë të këtij viti. Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 12 aksidente rrugore, gjatë të cilave janë plagosur rëndë tri shtetas. Burimet pohojnë se, gjatë muajit maj 2008 Policia Rrugore ka bllokuar në rrethet e Përmetit, Tepelenës dhe Gjirokastrës 36 automjete të papajisura me dokumentacion ligjor, si dhe ka hequr 13 leje drejtimi për shoferët, të cilën nuk kanë pasur dokumentacionin e nevojshëm apo kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.                                p.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›