Krimet e Rënda në Mal të Zi për cigaret e “bombat” C4
23/04/2005 Do të shkëmbejnë informacione për ngarkesa të tjera të anijes “Eni” dhe furnizuesve të eksplozivit C4
Një grup hetuesish të Prokurorisë së Krimeve të Rënda prej dy ditësh kanë shkuar në Mal të Zi, ku do të takohen me homologët e tyre në kuadër të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve për kontrabandën e cigareve dhe trafikun e lëndëve plasëse. Qëllim i kësaj vizite pune është njohja me hetimin e prokurorisë malazeze për dy çështjet në fjalë. Pritet që ata të marrin në dorë prova dhe informacione zyrtare rreth ngarkesave të mëparshme, që ka bërë në protet e Malit të Zi anija “Eni”, të cilat do të ballafaqohen me ato të çdoganuara në Portin e Durrësit, si edhe të njihen me prodhimin e lëndëve plasëse, furnizuesit dhe linjat e trafikut ndërkombëtar të “bombave” me celular, që janë përdorur në disa ngjarje kohët e fundit në Tiranë.
Vizita
Prej dy ditësh, grupi i posaçëm i hetuesve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda është nisur drejt Malit të Zi, ku do të kryejnë takime pune me homologët e tyre atje. Lajmi është bërë i ditur dje për gazetën “Metropol” nga burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme, të cilat sqaruan se qëllimi i kësaj vizite është njohja me hetimin e dy çështjeve të rëndësishme që po hetohen nga drejtësitë e të dy vendeve. Sipas burimeve bëhet fjalë për çështjen hetimore të 4 milionë dollarëve cigare, të kaluara kontrabandë në Portin e Durrësit dhe atë të kapjes së gjashtë sasive të eksplozivit C4, ku ishin montuar celularë për aktivizimin e tyre. Mësohet se hetuesit shqiptarë do të njihen me punën e kryer nga drejtësia malazeze për këto çështje dhe do të shkëmbejnë informacionet e përbashkëta në ndihmë të hetimit dypalësh.
Hetimi
Burimet theksojnë se interes të veçantë do të ketë marrja e informacionit për të gjitha ngarkesat e kryera në portet e Malit të Zi nga anija “Eni”, në kohë dhe llojet e mallit që ka transportuar. Këto ngarkesa do të ballafaqohen më pas nga Prokuroria, me ato që anija “Eni” ka çdoganuar në Durrës. Kjo me qëllim për të konkluduar në raste të tjera të mundshme të kalimit të mallrave kontrabandë nga ky grup, thonë burimet. Tjetër qëllim i vajtjes së prokurorëve shqiptarë në Mal të Zi është edhe njohja me hetimin e atjeshëm rreth trafikut të lëndëve plasëse. Burimet pohojnë se do të kërkohet informacion rreth burimit dhe furnizuesve të “bombave” me celular. Kjo për zgjerimin e hetimit ndaj pesë personave të arrestuar disa javë më parë në Shkodër si trafikantë të lëndëve plasëse. Zbulimi i funksionimit të gjithë këtij trafiku mund të ndihmojë edhe në hetimin e çështjeve të tjera, për ngjarje të ndodhura në Tiranë, ku janë përdorur këto lloje “bombash”, theksojnë burimet e akuzës. Ato përfundojnë se në kuadër të takimit do të ketë edhe diskutime e shkëmbim informacionesh për çështje të tjera që hetohen nga prokuroritë e të dy vendeve.