E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili: Paketë e re për shëndetin riprodhues

 Në kuadër të 15-vjetorit të nënshkrimit në Kajro të planit të veprimit për popullsinë dhe zhvillimin, u organizua në Tiranë një konferencë ndërkombëtare, organizuar nga përfaqësia e PNUD në vendin tonë. Shqipëria: Synimet, Arritjet dhe Sfidat ishte tema kryesore e kësaj konference. Në fjalën e tij, Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili hodhi një vështrim të situatës dhe problematikave të shëndetit riprodhues në vendin tonë. Shërbimet e shëndetit riprodhues, tha Vasili, si shëndeti i nënës dhe fëmijës, planifikimi familjar, parandalimi dhe trajtimi i dhunës, HIV/AIDS janë të përfshira në paketën bazë të shërbimeve të kujdesit shëndetësor parësor që ofrohen falas. Gulden Turkoz-Cosslett, Koordinatore e Përhershme e Kombeve të Bashkuara si edhe Përfaqësuese për UNFPA në Shqipëri, shprehu përkushtimin e  OKB që të vazhdojnë të mbështesin qeverinë shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›