Vodafone hedh në treg paketën Duo
Këto ditë festive të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri mund t’i gëzoni njerëzit tuaj të dashur me një dhuratë vërtetë të veçantë. Eshtë paketa Vodafone Duo, e cila ofron një set prej dy aparatesh celularë të prodhuar ekskluzivisht për Vodafone, si dhe dy paketa komunikimi me parapagesë. Secili prej numrave të paketës ka një hapësirë masive prej 1000 minutash 100 SMS dhe 100 MMS për numrin tjetër të paketës çdo muaj, për rreth një vit nga momenti fillestar i aktivizimit. Klientët mund të blejnë paketën me setin e dy aparateve shumëngjyrëshe Vodafone 227 për vetëm 9,990 lek (me TVSH) ose paketën me setin e aparateve Vodafone 228 për vetëm 15,800 ALL (me TVSH). Numrat e paketës do të kenë edhe një kredit fillestar prej 400 ose 500 lekësh në varësi të planit tarifor Club ose Card. Kjo ofertë është e vlefshme deri në 14 janar 2010.