Topalli: Ndryshimet në Kushtetutë duan lidership të fortë
• Ndryshimet në Kushtetutë nuk do të realizohen për të prekur interesat e ndonjërit, por për të kryer reformat e mëdha në vend.
Kështu e komenton kryeparlamentarja Topalli, nismën e maxhorancës për prekjen e institucioneve kryesore në vend, si kryeministrin, presidentin, Prokurorinë e Përgjithshme dhe së fundmi ndryshimin e sistemit zgjedhor. Në një intervistë dhënë për emisionin “Dita fillon në ALSAT”, kryeparlamentarja thekson se përballimi i këtyre reformave kërkon lidershipe të fuqishme që duhet parë në një vizion krejt tjetër për të ardhmen. Ndërsa sistemin proporcional që synojnë PD dhe PS, Topalli thekson se, nuk duhet të ketë shumë parti në vend me një popullsi të vogël, si dhe të shmangin presionet e grupeve të caktuara të parave në qeverisjen e vendit.
Janë depozituar disa propozime për ndryshime kushtetuese në Kuvend që kanë ngjallur debat. Cili është mendimi juaj për to?
Një gjë duhet të kemi të qartë. Reformat e mëdha dhe ky vend ka nevojë për reforma të mëdha që ju quani “detyra të shtëpisë”, gjithmonë ngjallin debate. Ndodh shpesh herë të keqkuptohen, ndonjëherë bien ndesh me interesat e x-sit apo ypsilonit. Ndaj reformat e mëdha, e përsëris shpesh, bëhen vetëm nga lidershipe të fuqishme, lidershipe të fortë që kanë kurajon për të kapërcyer vështirësitë, sepse reformat kërkojnë të ndryshojë tërësisht diçka që duhet parë në një vizion krejt tjetër për të ardhmen. Eshtë e vërtetë që në Parlament janë depozituar disa propozime për ndryshime kushtetuese. Njëra prej të cilave kërkon ndryshim në sistemin zgjedhor, duke e projektuar në sistemin proporcional rajonal. Ka edhe disa propozime te tjera për të çliruar institucionet tona nga hyrja në kriza ciklike, që vijnë si rezultat i problemeve që ka Kushtetuta, që kanë të bëjnë edhe me atë që folëm bashkë, me rrezikun e krijimit të momenteve të vështira në procesin e zgjedhjes së Presidentit, por edhe me përmirësimin e disa kapitujve të veçantë, që lidhen me institucionin e prokurorit, mocionin ndaj Kryeministrit, apo me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Pse proporcional rajonal, pse një zgjidhje e tillë?
Besoj se 3.5 milionë qytetarë shqiptarë nuk ia kanë borxh politikës për të pasur 15 parti në Kuvend. Në parlamente të vendeve me 40, 50 milionë, apo më shumë banorë, ka më pak parti. Jo vetëm për shifrat e pajustifikueshme, por edhe për shkak të një anormaliteti që ka ndodhur gjatë kësaj periudhe, duke mos respektuar ndarjet bazë që bëhen mes maxhorancës dhe opozitës, ndarje që vjen si rezultat i asaj që qytetarët kanë zgjedhur për t’i përfaqësuar në Parlament, për të krijuar një qeverisje stabël. Që Qeveria të mos bëhet pre e presioneve të grupeve të parave, të grupeve të presionit brenda dhe jashtë Parlamentit. Kur shqiptarët të besojnë një mandat, këtë mandat 4-vjeçar të kesh të drejtë ta ushtrosh deri në momentin e fundit, pa pasur frikën e partive që, për interesa që s’kanë asnjë lidhje me principet, vizionin dhe interesat e qytetarëve, mund të të fusin në spirale krizash që dëmtojnë vendin.
Pse ndryshojnë kompetencat e Presidentit dhe çfarë përmbajnë ato? Janë diskutuar në Komisionin e Ligjeve, por nga partitë e vogla të majta janë cilësuar si “Konferenca e Mukjes”?
Nuk e kam dëgjuar këtë. Duket se e kanë ende shumë familjare Konferencën e Mukjes. Nuk ka asnjë ndryshim kompetencash të Presidentit, ka vetëm një thjeshtësim të procedurave të zgjedhjes së Presidentit. Sipas propozimit të bërë, nuk është e domosdoshme që të shkohet deri në raundin e pestë me 3 të pestat e votave, por të bëhet ashtu siç ndodh edhe në parlamente evropiane, si në Itali, Greqi e në vende të tjera, që nëse në katër raundet e para njëri prej kandidatëve nuk arrin të marrë votat e duhura, në raundin e pestë të arrihet zgjedhja me një shumicë të thjeshtë të votave dhe kështu vendi nuk rrezikon të kalojë në krizë, që do të thotë stopim reformash, regres dhe probleme të tjera, që natyrisht ndikojnë kryesisht tek ekonomia e vendit, jeta dhe mirëqenia e qytetarit.
Po për mocionin ndaj Kryeministrit?
Besoj se është një propozim shumë i mirë. Ne duhet të ecim në parim siç ndodh në Spanjë, Greqi, në vendet me demokraci funksionuese që nuk i kanë krijuar vetes gjatë viteve kriza institucionale, kriza që kemi parë të shfaqen në mënyra të ndryshme në Itali. Në qoftë se shqiptarët ia besojnë një lideri të caktuar mandatin, është ai që e çon vendin deri në zgjedhjet e ardhshme, në mënyrë që të evitojmë idenë se duke i bërë presion do ta spostojmë nga programi i tij, apo do ta shtyjmë të bëjë lëvizje, të cilat nuk i ka pasur pjesë të platformës së tij gjatë fushatës elektorale. Pra, kjo e ndihmon atë që do të zgjidhet kryeministër që t’i qëndrojë me besnikërinë më të madhe programit, për të cilin është votuar. Në rast të kundërt, në zgjedhjet e ardhshme do të përballet me votuesit. Eshtë morale, është parimore, është e adaptuar edhe në vende të tjera evropiane.
Keni drojë nga aleatët që po e shtojnë presionin dita-ditës?
Unë besoj se ata që ndërmarrin reforma nuk kanë pse të kenë drojë nga askush. Mendoj se është momenti për të guxuar dhe marrja e ftesës për NATO është një detyrim për të guxuar.
Mandati i Prokurorit të Përgjithshëm 5 vjet është mjaftueshëm?
Realisht, personalisht nuk jam për 5 vjet. Jam për një mandat më të shkurtër. Në rast se gjatë kësaj periudhe ke treguar se je efecient, i pa ndikuar, i pavarur dhe ke një produkt të punës tënde mund ta përsërisësh këtë mandat.
Kthehemi pak në kampin tuaj, në Partinë Demokratike, tek qeverisja e saj, mendoni se ka nevojë për ndryshime në Qeveri?
Besoj se kjo është Qeveria që ka sjellë sukseset më të mëdha, ka bërë nënshkrimin e MSA-së, po bën ratifikimin e MSA-së në një ritëm unik, ka nënshkruar marrëveshjen e lehtësimit të vizave, ka nisur negociatat për liberalizimin e vizave, është Qeveria që solli ftesën për në NATO. Unë besoj se nuk ka një periudhë tjetër në 17 vite, përveç periudhës ‘92-’95, kur Qeveria shqiptare të ketë pasur një mbështetje kaq të madhe ndërkombëtare sa çka Qeveria aktuale.
(Marrë me shkurtime nga TV ALSAT)