E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli ndërhyn për Qendrën Tumoriale

Një qendër e përbashkët shqiptaro-italiane për luftën kundër tumoreve pritet të ngrihet në Tiranë.

Për këtë qëllim në mjediset e Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë u nënshkrua të mërkurën një Memorandum Mirëkuptimi për krijimin e "Lidhjes italo-shqiptare kundër tumorit". Zyra e shtypit e Parlamentit, bëri të ditur se ky memorandum u nënshkrua nga drejtori i Institutit të Marrëdhënieve me Jashtë të Italisë, Giuseppe Pace dhe Dr.Agim Sallaku, shef i Shërbimit të Onkologjisë, në prezencë të Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli dhe ambasadorit të Italisë në Shqipëri, Saba D'Elia. Topalli u zgjodh Presidente Nderi e kësaj lidhjeje. Qendra që pritet të ngrihet në Tiranë do të  ndërmarrë nisma me stafe të përbashkëta mjekësh specialistë ne fushën e parandalimit dhe zbulimit të hershëm të sëmundjeve tumorale, duke evidentuar eksperiencat më të mira  shkencore botërore dhe italiane në fushën e kontrollit të kancerit. Ajo do të organizojë dhe sugjerojë pranë strukturave politikbërëse  shtetërore shqiptare, unifikim praktikash tashmë të aprovuara në shtetet më të zhvilluara në lidhje me edukimin e popullatës, parandalimin dhe zbulimin e hershëm të patologjive tumorale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›