Ja formula e Kuzhesë për rezultat ndaj Portugalisë
Autori i Lajmit: red.
Shqipëri-Portugali
Josip Kuzhe ka gati tashmë formulën tekniko-taktike që do të përdorë në fushë sot kundër Portugalisë në përballjen e madhe në “Qemal Stafa”. Trajneri i Kombëtares shqiptare do të debutojë përballë skuadrës më të kuotuar në Grupin 1 eliminator dhe kërkon që gjithçka të jetë e përgatitur deri në detaje. Pas analizës së të martës, edhe ditën e premte, tekniku kroat ka zhvilluar një tjetër bisedë të gjatë me lojtarët për të transmetuar idetë e tij rreth mënyrës sesi duhet të luajnë kuqezinjtë. Kur mungojnë vetëm pak orë nga ndeshja në “Qemal Stafa”, kroati 56-vjeçar e ka përcaktuar tashmë edhe skemën që do të përdorë: 4-4-1-1, me dy mesfushorët e qendrës të vendosur përpara mbrojtjes. Kuzhe u shpreh optimist në konferencën e tij të fundit për shtyp në prag të ndeshjes së sotme me Portugalinë. “Trajneri Keiroz, sigurisht që do ta motivojë ekipin e tij, ashtu siç bën çdo trajner. Nga ana tjetër, unë kam parë lojtarë të motivuar gjatë këtyre ditëve dhe e ndiej si jemi një grup kompakt. Ne do të luajmë më një besim në veten tonë në këtë ndeshje. Kam një ndjenjë të mirë brenda vetes, ne kemi një ekip kompakt, por gjithashtu dhe lojtarë cilësore”,- tha Kuzhe. “Natyrisht, Portugalia ka lojtarë me cilësi të larta individuale, por kjo nuk mund të vendosë rezultatin. Unë jam optimist te vetja, dhe unë shpresoj gjithashtu se do të bëjmë një paraqitje pozitive”. Detyra e tyre është të shërbejnë si “barrikada” e parë për manovrat sulmuese të kundërshtarëve që do të drejtohen nga ylli i Çelsit, Deko. Cana do të sakrifikohet në qendër të mbrojtjes, pas mungesës për shkak kartonash të Dallkut, Skela do të luajë në rolin e sulmuesit të dytë, ndërkohë që në dyshim është vetëm emri i sulmuesit kryesor. Në balotazh për një fanellë janë tre lojtarë: Bogdani, Salihi e Kapllani.
Mbrojtja
Në mungesë të Arjan Beqajt, porta do t i besohet sërish Isli Hidit. Portugalia do të jetë një shans i mirë për “gardianin” e Krivbasit, pas paraqitjes jo të mirë në Danimarkë, për të konfirmuar aftësitë e tij. Përpara 28-vjeçarit, në mbrojtje do të rreshtohen katër lojtarë, ku problemi më i madh është mungesa e Armend Dallkut në krahun e djathtë. Kjo ka bërë që trajneri Kuzhe të mendojë tërheqjen e Lorik Canës në qendër të mbrojtjes, përkrah Debatik Currit. Në krahun e majtë do të luajë Endrit Vrapi, ndërsa nga e djathta ka hapësirë për Kristi Vangjelin. Lila dhe Teli janë alternativat në stol për repartin mbojtës.
Mesfusha
Edhe pse do të përdoren katër lojtarë në mesfushë, rreshtimi do të jetë më tepër në shërbim të mbrojtjes. Përveç Klodian Duros dhe Ansi Agollit nga krahët, në qendër drejtuesi i stolit kuqezi pritet të përdorë dy lojtarë me tipare të theksuara mbrojtëse. Bëhet fjalë për Elvin Beqirin, që deri më tani është aktivizuar në qendër të mbrojtjes dhe Ervin Bulkun, me misionin e shkatërruesit. Kjo është taktika që Kuzhe ka përdorur në seancat stërvitore, ku synon të thyejë që në fillim manovrat sulmuese të portugezëve. Forca e Bulkut dhe pozicionimi taktik i Beqirit janë vija e parë e mbrojtjes shqiptare dhe detyra e tyre kryesore është dueli me Dekon apo Zhoao Mutinjo. Një rreshtim i tillë do të thotë punë e dyfishtë për Duron dhe Agollin nga krahët. Në mungesë të mbështetjes nga mesfushorët e qendrës, përveç ndihmës në mbrojtje, ata duhet të marrin pjesë edhe në fazën sulmuese.
Sulmi
Revolucioni i vërtetë i trajnerit të ri është pozicioni i Ervin Skelës. Vlonjati do të vazhdojë të mbajë detyrën e regjisorit në fazën ofensive, por tashmë do të jetë më pranë portës. 32-vjeçari do të aktivizohet në të njëjtin rol si tek Energi Kotbuz gjatë sezonit që sapo u mbyll, pra si sulmues i fshehur. Përpara Skelës do të luhet vetëm me një sulmues të mirëfilltë dhe pikërisht këtu fillojnë dyshimet. Gjatë analizave, Kuzhe ka lavdëruar Bogdanin, Kapllanin dhe Salihin për impenjim në stërvitje, por në fund vetëm njëri prej tyre do të luajë si titullar. Shanset më të mëdha i ka Bogdani, edhe sepse për të praktikuar lojën me kundërsulme, nevojitet një sulmues me peshë, që do të ndihmojë ekipin të ngrihet përpara. Për t u theksuar është fakti se gjatë analizës për sulmin, trajneri nuk e ka përmendur për asnjë moment emrin e Besart Berishës, duke bërë që kosovari i Bërnlejt të mos shihet si kandidat për këtë repart.
Ky lajm është publikuar: 06/06/2009