Ish-të përndjekurit, shkon në 18 820 numri i aplikimeve
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Shkon në 18 820 numri i aplikimeve nga ish-të dënuarit politikë të periudhës së komunizmit. Burime zyrtare nga Ministria e Drejtësisë bëjnë të ditur se me ndryshimet e reja ligjore, pas hyrjes në fuqi të Ligjit Nr.10 111, datë 2.4.2009 për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9831, datë 12.11.2007 “Për dëmshpërblimin e ish–të dënuarve politikë të regjimit komunist”, numri i kërkesave të paraqitura deri në datën 01.06.09 ka shkuar në 18.820 mijë kërkesa. Sipas të njëjtave burime, mësohet se Neni 19 i Ligjit nr. 9831, datë 12.11.2007 cakton si afat të paraqitjes së kërkesave në Ministrinë e Drejtësisë afatin 1-vjeçar, që ka filluar në datën 19 dhjetor 2007 dhe përfundoi në datën 19 dhjetor 2008. Deri në përfundim të kësaj date, pranë Ministrisë së Drejtësisë u paraqitën 16579 kërkesa, të cilat u regjistruan në librat e hyrjes dhe po shqyrtohen.
Listat
Lista e parë e përfituesve u miratua nga Këshilli i Ministrave më 30.12.2008, në të kishte rreth 1400 përfitues të dëmshpërblimit financiar. Këtij numri, në një listë të dytë që do të miratohet së shpejti nga KM, do t í shtohen edhe rreth 3-4 mijë ish-të përndjekur që përfitojnë nga fondi i caktuar për dëmshpërblimin financiar. Të dhëna më të detajuara për ecurinë e çdo kërkese gjenden në Arkivin e Çështjeve të Dëmshpërblimit të ish-të Dënuarve Politikë. Të dhënat mbi këtë proces përditësohen çdo javë. Ministria e Drejtësisë, në vijim të procesit për zbatimin me korrektësi të gjitha hallkave procedurale që ia kërkon ligji “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”, u ka dërguar aplikuesve njoftimet për plotësim dokumentesh, si dhe kërkesat për plotësim të formularit të vetëdeklarimit nëpërmjet Postës Shqiptare. Megjithatë, një pjesë të këtyre njoftimeve Posta Shqiptare i ka kthyer sërish në Ministrinë e Drejtësisë për shkak të vështirësive që ka hasur në gjetjen e adresave të personave që duhet të njoftohen.
Njoftimi
Nisur nga ky fakt, Ministria e Drejtësisë njofton të gjithë aplikuesit, që ende nuk kanë marrë në duar formularët e vetëdeklarimit, që mund t i shkarkojnë ato nga Arkiva Elektronike e Çështjeve të Dëmshpërblimit të ish- ë Dënuarve Politikë, t i plotësojnë, duke shënuar numrin e aplikimit (numri korrespondues i dosjes dhe shumë i rëndësishëm për t u plotësuar), dhe më pas t í sjellin nëpërmjet postës në Ministrinë e Drejtësisë.
Ja si do ta gjeni formularin
Hyni në faqen zyrtare on-line të Ministrisë së Drejtësisë : ëëë.justice.gov.al. Më pas klikoni tek Arkiva e Çështjeve të Dëmshpërblimit të ish- të Dënuarve Politikë.
Pasi të hyni në këtë faqe, klikoni tek rubrika “Formulari”, në krye do të gjeni Formularin e Vetëdeklarimit. Klikoni mbi të dhe printojeni siç është në dy pjesë. Plotësojini të dyja pjesët sipas rubrikave dhe mos harroni të shënoni mbi të numrin e aplikimit (nr.korrespondues në dosje). Pas plotësimit dhe nënshkrimit, dërgojeni atë nëpërmjet postës ashtu siç keni bërë më parë për dërgimin e aplikimit. Ministria e Drejtësisë, duke i falënderuar qytetarët për bashkëpunimin, përfiton nga rasti për t i siguruar se do të ndjekë me korrektësi të gjitha hallkat procedurale që ia kërkon ligji “Për dëmshpërblimin e ish- të dënuarve politikë të regjimit komunist” si i vetmi mjet për të garantuar një proces të drejtë nga i cili do të përfitojnë vetëm ata persona dhe familjet e tyre që janë ish- të dënuar politikë të regjimit komunist.
Aplikantët brenda Shqipërisë.
Paraqitja e kërkesës në Ministrinë e Drejtësisë kryhet brenda territorit të vendit, vetëm me anë të Postës Shqiptare sha, nëpërmjet dorëzimit nga kërkuesi të dokumentacionit dhe marrjes së lajmërimit nëpërmjet postës për lajmërim-marrjen nga ministria. Çdo ish- i dënuar politik i regjimit komunist, familjar i viktimave të pushkatuara ose familjar brenda rrethit të caktuar në këtë ligj i të dënuarit politik, që jeton ose nuk jeton, dorëzon dokumentet në emër të të dënuarit politik, i deklaron punonjësit të postës qëllimin e dërgesës dhe pajiset prej tij me formularin tip (i cili mund të shkarkohet edhe në këtë arkiv elektronik në rubrikën “Formulari”). Në këtë formular shënohen numri i dokumenteve të dorëzuara, data dhe ora e pranimit të kësaj dërgese dhe numri i regjistrimit të saj. Formulari nënshkruhet nga punonjësi i postës dhe dërguesi në tri kopje, për dërguesin, për postën dhe për Ministrinë e Drejtësisë. Posta Shqiptare sha regjistron çdo dërgesë të saj në regjistra të veçantë dhe i ruan ato, sipas legjislacionit në fuqi.
Dokumentacioni i dërguesit, së bashku me kopjen e formularit, për Ministrinë e Drejtësisë, i postohet kësaj të fundit. Një kopje e njoftimit të marrjes së dokumenteve i përcillet dërguesit. Tarifa e këtij shërbimi postar, e reduktuar është përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave. Ky vendim mund të lexohet në këtë arkivin elektronik në rubrikën “Ligji”. Ky shërbim postar kryhet në të gjitha filialet postare të qyteteve dhe të bashkive të vendit.
Aplikantët jashtë Shqipërisë.
Veprimet që kryen Shërbimi Konsullor përcaktohen gjithashtu në nenin 21 të ligjit nr. 9831. Çdo aplikant që vjen tek Shërbimi Konsullor furnizohet me një kopje të formularit të kërkesës (formular i cili mund të shkarkohet dhe të printohet nga ky arkiv elektronik i faqes zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë në rubrikën “Formulari”). Pas këtij veprimi, aplikanti e plotëson vetë kërkesën dhe shkon tek Shërbimi Konsullor përkatës së bashku me të dhe me dokumentet shoqëruese provuese (të cilat janë dokumentacion i gjendjes familjare të kohës së dënimit të ish- të dënuarit; dokumentacion i gjendjes familjare aktuale të ish- të dënuarit; certifikatë personale e kërkuesit dhe vendimi i dënimit/izolimit/internimit/dëbimit apo ekzekutimit).
Me paraqitjen e këtyre akteve, punonjësi i Shërbimit Konsullor plotëson formularin konsullor (i cili gjithashtu mund të shkarkohet nga ky arkiv elektronik në rubrikën “Formulari”) në tri kopje me përmbajtje të njëjtë. Në këtë formular shënohet data dhe ora e pranimit të dokumenteve dhe lloji i dokumenteve. Në këtë veprim duhet pasur kujdes që të shënohen me saktësi dokumentet e paraqitura nga kërkuesi. Në përfundim, ky formular në tri kopje nënshkruhet si nga punonjësi i Shërbimit Konsullor, ashtu edhe nga dërguesi. Një kopje e këtij formulari dërgohet bashkë me kërkesën dhe dokumentet shoqëruese në Ministrinë e Drejtësisë (nëpërmjet Ministrisë së Jashtme); një kopje mbahet në Shërbimin Konsullor (në regjistra të posaçëm); dhe një kopje i jepet kërkuesit. Për këtë shkak duhet që përmbajtja e këtij formulari të pasqyrojë saktësisht datën e dorëzimit dhe dokumentet që janë dërguar, sepse në fund të procesit do të bëhen rakordimet dhe do të verifikohen pretendimet e ndryshme që mund të ngrihen nga aplikantët. Konkretisht, në nenin 21 të ligjit nr. 9831 për këtë çështje thuhet: "Shërbimi konsullor, brenda 10 ditëve nga përfundimi i afatit 1-vjeçar, dorëzon në Këshillin e Ministrave të dhëna për numrin e dërgesave të kryera. Një kopje e këtij informacioni i përcillet edhe Kontrollit të Lartë të Shtetit. Kur, pas plotësimit të afatit 1-vjeçar, nga hyrja në fuqi e këtij ligji, ka pretendime nga ish- të dënuar politikë, familjarë të viktimave të pushkatuara, se kanë dorëzuar dokumentet, por ato nuk gjenden, kanë humbur, kanë të meta të pjesshme etj., mjeti i vetëm provues, që shërben për pranimin e këtij pretendimi, është formulari i trefishtë i dorëzimit në shërbimin konsullor".
Ky lajm është publikuar: 04/06/2009