Lesi akuzon PR-në dhe ministren Godo për shkarkime hakmarrëse
Autori i Lajmit: red.
Përçahet koalicioni i djathtë “Aleanca e Ndryshimit” vetëm pak ditë përpara zhvillimit të zgjedhjeve. Janë përsëri demokristianët e LDK-së të Nikollë Lesit, që kanë akuzuar dje PR-në dhe ministren Godo për shkarkime me qëllim hakmarrjen politike që kanë qëllim mbledhjen e votave për republikanët në qarkun e Tiranës. Nikollë Lesi, Kryetar i Lidhjes Demokristiane, tha se ministrja Godo i ka kërkuar dorëheqjen nënkryetarit të LDK-së, Mëhill Gecaj, nga drejtor Ekzekutiv të Autoritetit Shëndetësor për ta përdorur këtë post për llogari të PR-së në fushatë. Lesi tha se kërkonte ndërhyrjen e Berishës për të shmangur këtë hakmarrje brenda koalicionit të djathtë. Sipas kreut të Lidhjes Demokristiane, “ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, ka thirrur drejtorin Ekzekutiv të Autoritetit Shëndetësor të qarkut të Tiranës, zotin Mëhill Gecaj, njëkohësisht nënkryetari i LDK-së, dhe i pari i kandidatëve të deputetëve për Tiranën, të partisë që unë drejtoj, dhe i ka kërkuar dorëheqjen nga detyra vetëm me një motiv: i duhet posti vetëm për Partinë Republikane dhe për të mbledhur vota me këtë post ekzekutiv. Jam i detyruar si pjesëtar i koaliconit “Aleanca e Ndryshimit”, ku kam firmosur një marrëveshje me Kryetarin e PD-së dhe Kryeministrin e Shqipërisë, t i kërkoj zotit Berisha që të ndërhyjë për të ndaluar këto veprime hakmarrëse brenda koalicionit tonë, në mënyrë që të mos prishet klima paraelektorale në raport jo vetëm me opozitën, po pikë së pari, brenda partive të koalicionit tonë të djathtë".
Ky lajm është publikuar: 06/06/2009