E Diel, 1 Nëntor 2026

Gaz lotsjellës për të nxjerrë lojtarët nga fusha



Futbolli brazilian zakonisht na sjell befasi me mjeshtri të mëdha në fushë, por kësaj radhe nga ky kampionat, në ligat më të ulëta na vjen edhe një incident i rrallë dhe i çuditshëm. Në ndeshjen mes skuadrës së Genus dhe Moto Klub, pas një ndërhyrje të rrezikshme ndaj futbollistit kundërshtar, futbollisti i skuadrës së Moto Kub, Robson u ndëshkua me karton të kuq dhe duhej të braktiste fushën e lojës. Por ky i fundit, së bashku me 4 lojtarë të tjerë të kësaj skuadre reaguan ashpër ndaj arbitrit aq sa bëri që në fushën e lojës të ndërhyjnë edhe forcat e rendit. Pas përleshjeve mes lojtarëve dhe forcave speciale të policisë, këta të fundit, në pamundësi që t'i nxirrni jashtë fushës kanë gjetur një mënyrë krejt të tyren për ti larguar lojtarët duke përdoruar gaz lotsjellës ndaj tyre. Ky veprim i policisë shkaktoi reagime të shumta në Brazil, ndërsa zëdhënësi i policisë për mediat braziliane ka thënë se nëse do të vërtetohet se policët kanë përdorur dhunë ndaj lojtarëve do të dënohen dhe mund të edhe të pushohen edhe nga puna.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›