Riberi: 50 mln euro për 5 vjet, ose largohem
Frenk Riberi është shumë afër zgjidhjes së dilemës së tij. Në intervistën për "Sportbild" ai ka deklaruar se nëse do të largohet nga Gjermania, zgjedhja e tij do të ishte Spanja. Por dje pas kualifikimit në finale të Kupës, mediat gjermane kanë bërë punën e "spiunit" duke dëshmuar se bomberi Riberi për ta pasur më të thjesht largimin e tij i ka kërkuar klubit bavarez një kontratë 5-vjeçare kundrejt një bonusi prej 50 milion eurosh, kohë dhe shifër e paparë ndonjëherë në klubin bavarez. Mesfushori francez nuk pajtohet me pagesën e tij vjetore, 3.8 milion euro neto në vit dhe si pretekst ai gjen shkas interesat e klubeve të tjera të cilat hedhin në "ankand" shifra marramendëse për shërbimet e tij.