Gaza, goditet selia e OKB-së
Rripi i Gazës përjetoi dje një prej ditëve më të dhunshme të konfliktit që prej fillimit të tij: armët izraelite nuk kursyen as një seli të OKB-së, një pallat mediash, si dhe një spital të vogël. Ushtarët, të mbështetur nga helikopterët, tanket dhe artileria e rëndë, hynë në një prej zonave me dendësi më të lartë popullsie të qytetit Gaza. Mijëra civilë palestinezë u larguan nga shtëpitë, kush në pizhame, kush duke shtyrë të moshuarit në karrige invalidësh.
Njëri prej sulmeve vrau Siad Siam, lider i Hamas-it e ministër i Brendshëm i qeverisë së krijuar nga kjo lëvizje integraliste. Disa civilë palestinezë treguan se u sulmuan nga forcat izraelite ndërsa kërkonin të largoheshin nga shtëpitë. Një familje palestineze bëri me dije se qe qëlluar gjatë orëve të armëpushimit të përditshëm, ndërsa mbushnin ujë, denoncime që u mohuan nga forcat izraelite.
Goditjet mbi agjencinë e OKB-së
Gjatë ofensivës së djeshme, Izraeli goditi selinë e UNRA-së, agjencia e OKB-së që kujdeset për refugjatët palestinezë, duke plagosur tre punonjës. Sipas zëdhënësit të kësaj agjencie, Kris Ganes, ndërtesa ku qenë strehuar 700 civilë u godit nga tri predha me fosfor të bardhë, të cilat shkaktuan një zjarr. Agjencia pezulloi menjëherë gjithë aktivitetin e saj.
Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, u shpreh "i indinjuar" për goditjen në shtabin e përgjithshëm të UNRA-së dhe kërkoi hapjen e menjëhershme të një hetimi. Ehud Barak, ministri izraelit i Mbrojtjes, kërkoi ndjesë, duke e cilësuar aksidentin "gabim të rëndë", por Kryeministri Ehud Olmert deklaroi se goditja kishte ardhur si pasojë e një sulmi me armë të kryer nga brenda ndërtesës në fjalë.
Deklaratë e përgënjeshtruar nga vetë OKB-ja. "Në brendësi të ndërtesës nuk gjendej asnjë luftëtar dhe nuk është shtënë me armë kundër forcave izraelite", tha një prej zëdhënësve të saj. Ditë më parë artileria izraelite sulmoi tri shkolla nën kujdesin e UNRA-së, ku strehoheshin disa qindra të larguar preh shtëpive. Në atë rast humbën jetën 45 persona, shumë prej të cilëve gra e fëmijë.
Sulmi mbi pallatin e mediave
Nën shënjestrën e armëve izraelite u vu edhe ndërtesa ku janë vendosur një numër i madh gazetarësh të mediave arabe, si dhe ndërkombëtare, grataçela Al Shuruk. Gjatë këtij sulmi u plagosën dy kameramanë. "Izraelitët nuk duan askënd. Godasin të gjithë ata që filmojnë krimet e tyre", deklaroi Aiman Rozi, shef i degës së televizionit "Abu dabi" për Gazën, i plagosur bashkë me një teknik të së njëjtit rrjet televiziv. U godit edhe selia e Gjysmëhënës së Kuqe, në një zonë ku gjendet edhe një spital. Ndërtesa u përfshi menjëherë nga flakët. Brenda tij gjendeshin 500 vetë. Komiteti ndërkombëtar i Kryqit të Kuq njoftoi se nuk kishte dijeni nëse kishte apo jo viktima. Presidenti i kësaj organizate tha se është e papranueshme që "njerëz të plagosur e në kurim e sipër në spitale të gjenden në rrezik për jetën".
Nga fronti kundërshtar u lëshuan raketa të reja në Negev, duke shkaktuar dhjetë të plagosur dhe panik në radhët e popullsisë. Sipas radios së ushtrisë izraelite, bëhet fjalë për sulmin më të përgjakshëm të ditëve të fundit.