Të harruarit e Gërdecit
10 muaj! 306 ditë! 7344 orë! Plot 440640 minuta që nga tragjedia më e madhe që Shqipëria ka parë në dekadat e fundit! Mijëra tonë armatime shpërthyen, toka u drodh e u zhurit, fëmijë e të rritur u zhdukën nën rrënojat shkatërrimtare, qindra u gjymtuan, lumenjtë e akuzave e proceseve s‘vonuan të vinin, bashkë me përplasjet e politikës e drejtësisë për të akuzuar, fajtorë e drejtësi-vënës. Por ç‘ka lënë pas nga ky kob!? Një tragjedi humane që zgjatet pafund, përplaset dyerve të mbyllura të komunave, bashkive, ministrive e kryeministrive, reflektohet nëpër lentet e kamerave televizive dhe aparateve fotografikë, jehon përmes lëngatave të të mbijetuarve dhe atyre që kanë humbur familjarë e të afërm, përplaset në gropat e baltovinat e Gërdecit dhe Marqinetit, e ndalet në postbllokun e policisë që s‘di ç‘dreqin ruan!
Plot 10 muaj nga humbja e burrit të saj në shpërthimin kataklizmik të 15 marsit, Festime Hasaj dhe dy fëmijët e saj, 13 dhe 18 vjeç, vuajnë çdo ditë dhe janë akoma me sytë e veshët nga "qeveria", që ndërkaq sytë e veshët i ka qorruar e shurdhuar, tepër e zënë me vetë-lëvdimin për arritjet fantastike që po troshitin botën mbarë. Por këto arritje virtuale të qeverisë, bashkë me rritjen dyshifrore të ekonomisë dhe asfaltin e Durrës-Kukës, nuk kanë arritur akoma te Festimja dhe dy fëmijët e saj. Pasi kanë marrë vetëm 28 mijë lekë (të vjetra) ndihmë ekonomike nga bashkia lokale, ata presin me sytë nga qielli, duke shpresuar për marrjen e pensionit që u takon me ligj (të garantuar nga Kryeministri e të tjerë funksionarë shtetërorë), ndërsa ministritë dhe institucionet e përfshira në proces u mbyllin dyert e u thonë të presin edhe më. Barbaria e pafytyrësia nuk njohin kufij në këtë vend! Pasi ka humbur burrin e babanë, Festimja dhe fëmijët e saj jetimë duhet të dëgjojnë nga nëpunës harbutë se Gërdeci është një tragjedi si gjithë të tjerat dhe se ata duhet të presin e të mos bëhen tepër të bezdisshëm.
Asgjë nuk mund të zëvendësojë humbjen njerëzore; as paratë, as shtëpitë e orenditë e reja, as fjalët e mira, as përqafimet e rrahjet e shpatullave! Por kompensimi i ndihmon viktimat të përballen me shokun e menjëhershëm dhe vragat financiare të lëna nga tragjedia, u ofron atyre minimumin e standardeve jetike të veshmbathjes, ushqimit dhe kujdesit shëndetësor, u mundëson shkuarjen në shkolla dhe mosndërprerjen e edukimit, u lejon vazhdimësinë në punën dhe biznesin e tyre, dhe mbi të gjitha u tregon se bota nuk i ka hedhur pas krahëve, se komuniteti, shoqëria dhe shteti nuk i kanë hedhur në bodrumin e harresës, që është ndoshta më i dhimbshëm edhe se vetë tragjedia.
I nderuar zoti Kryeministër! Keni premtuar dëmshpërblim për Gërdecin dhe viktimat e tij! Keni mbledhur fonde pafund nga bujaria e zemërgjerësia e shqiptarëve, në Shqipëri e mbarë botën, që u solidarizuan me familjarët e viktimave dhe të mbijetuarit e tragjedisë! Keni ngritur struktura, dhënë urdhra, ngarkuar vartës, keni vënë në lojë fjalën, autoritetin dhe integritetin tuaj përkundrejt këtyre shqiptarëve që kërkojnë vetëm dinjitetin njerëzor që u takon sa kohë që janë qytetarë të vendit që ju po drejtoni dhe viktima të një tragjedie që qelbet era korrupsion e makutëri. Spotet televizive nuk mund të ngopin barkun bosh të jetimëve, dhe trumbetat e proceseve integruese nuk mund të zëvendësojnë kumbimin e shpërthimit që i la banorët e Gërdecit e Marqinetit pa baballarë, nëna, motra, vëllezër e fëmijë! Është detyra juaj dhe e kujtdo institucioni e nëpunësi publik në Republikën e Shqipërisë që të ketë prioritet kompensimin e menjëhershëm e të gjithanshëm, në përputhje me gjithë ligjet e direktivat qeveritare, për të gjithë familjarët e viktimave dhe të mbijetuarit e tragjedisë së Gërdecit! Pasi është tmerrësisht e lehtë të evitojmë përgjegjësitë tona, por tmerrësisht e vështirë të evitojmë pasojat e evitimit të këtyre përgjegjësive.