Vatikani në OKB: Po dhunohen të drejtat dhe dinjiteti i njerëzve
"Duke i mohuar Gazës ndihmat humanitare, cenohen të drejtat dhe dinjiteti i njerëzve, si dhe gjithë komunitetit". Me këto fjalë arkipeshkvi Çelestino Miliore iu drejtua Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, duke dënuar me forcë edhe përdorimin e civilëve si mburoja njerëzore.
Imzot Miliore vazhdoi duke nënvizuar se situata dramatike në Gaza, Kongo, Irak e Darfur tregon se si nuk po veprohet në masën e duhur për të mbrojtur popullsitë civile në zona konfliktesh: Observatori i përhershëm i Selisë së Shenjtë në Pallatin e Qelqtë vërejti se shpesh, për motive politike a ushtarake, dhunohen të drejtat më themeltare të civilëve, veçanërisht në rastin e grave e fëmijëve.
Arqipeshkvi vërejti para Këshillit të Sigurimit se në këtë vit, i cili shënon përvjetorin e gjashtëdhjetë të Konventës së Gjenevës, komuniteti ndërkombëtar duhet të impenjohet konkretisht për mbrojtjen e civilëve gjatë konflikteve të armatosura. Shtoi se ajo që po shohim në Gaza, Irak, Darfur e në Republikën Demokratike të Kongos, "provon se siguria e civilëve në zonat e konflikteve po bëhet gjithnjë e më kritike", duke veçuar tri pikat ku duhen përqendruar përpjekjet: "Heqja e pengesave për mbërritjen e ndihmave humanitare, mbrojtje të posaçme për gratë e fëmijët dhe çarmatimi".
Kleriku i lartë tha gjithashtu se dhuna ndaj popullsisë civile në shumë zona të botës nuk shkaktohet vetëm prej luftërave. Konstatoi me keqardhje se "shohim që civilët shfrytëzohen me vetëdije të plotë për qëllime politike apo ushtarake". Ai shtoi se "këto ditë kemi parë të mos bëhet asnjë dallim mes popullsisë civile dhe objektivave ushtarake. Kur armët vihen në përdorim pa marrë masat e duhura për të shmangur viktimat civile, tha Imzot Miliore, kur gratë e fëmijët përdoren si mburoja njerëzore, kur pengohet mbërritja në Gazë e ndihmave humanitare, kur në Darfur rrafshohen fshatra të tëra e në Kongo dhuna seksuale rrënon jetët e grave e fëmijëve, rezultati i trishtë është se motivet politike e ushtarake vihen përmbi ato themeltaret të të drejtave të njerëzve e komuniteteve".
Në fund, imzot Miliore vlerësoi se për të siguruar mbrojtjen e civilëve nuk mjafton thjesht zotimi për mbrojtjen e të drejtave njerëzore, por mbi të gjitha është i nevojshëm vullneti politik. Arqipeshkvi shtoi se shtimi i viktimave civile në konflikte është gjithashtu pasojë e prodhimit masiv të armëve të reja e të sofistikuara. Në këtë pikë vuri theksin mbi domosdoshmërinë e një traktati për kontrollin e tregtisë së armëve, duke u kërkuar të gjitha shteteve të ratifikojnë konventën e bombave me shpërndarje, e adoptuar kohët e fundit.