Romë, atje ku abuzon vetë konsulli shqiptar
Në ambasadën shqiptare të Romës, vetë konsulli pranon të firmosësh në emër të personit që pajiset me leje-kalimi, edhe pa qenë i pranishëm në sportel. Pas investigimit në konsullatën e Milanos dhe atë të Barit, grupi i "Fiks Fare" shkoi në ambasadën shqiptare të Romës. Para ambasadës ndodhej një sekser, i cili nuk mori përsipër të na nxjerrë një leje-kalimi pa u paraqitur vetë personi në sportel. Madje, ai na rekomandoi të shkojmë në konsullatën shqiptare të Barit. Me ngurrim, hymë në ambasadë dhe në sportel kontaktuam me vetë konsullin. Konsulli në sportel, kur mori vesh që gazetari, i prezantuar si emigrant, kërkonte një leje-kalimi për të fejuarën e tij, tha se duhet të paraqitet vetë personi që duhet të firmosë deklaratën në fund. Por, gazetari i tha se e fejuara nuk mund të paraqitet. Konsulli ia dha deklaratën gazetarit që të firmosë për të fejuarën. Para se të merrte dokumentin gazetari, në një letër, ku kishte futur certifikatën dhe fotografitë, i dha konsullit edhe 50 euro. Më pas, ky i fundit i dorëzoi lejen e kalimit. Në të tria konsullatat shqiptare të Italisë, gazetarët e "Fiks"-it kanë siguruar tri leje-kalimi për të njëjtin person dhe me të njëjtin vend-hyrjeje, Durrësin. Pra, askush nuk ka kryer verifikime.
Biseda
Me sekserin para derës së ambasadës shqiptare në Romë
Sekseri: Dëgjo pak vëllain tënd. Ti, sot nuk e bën dot. Unë të këshilloj këtë rrugën tjetër: nga stacioni je larg tek ambasada në Bari, 10 metra... Dhe e merr këtë lejen në mënyrë...
Fiksi: Ore, këtu, më ndihmon dot? Jo...
Sekseri: Bravo, kam një orë që të them jo. Shihe vetë. Mua këtu më ke.
Hyjmë në ambasadë. Takimi me konsullin.
Konsulli: Më thuaj?
Fiksi: Për një leje-kalimi duhet të jetë se s‘bën personi vetë?
Konsulli: Patjetër. Me certifikatë me fotografi.
Fiksi: Certifikata me dy fotografi... dakord.
Konsulli: Certifikatë me fotografi dhe me vulë të Prefekturës, si dhe dy fotografi.
Fiksi: Ato i kam marrë unë, por nuk e dija që duhet personi vetë.
Konsulli: Për kë bëhet fjalë?
Fiksi: Për të fejuarën time.
Konsulli: Duhet të vijë patjetër. Duhet, sepse do firmosë deklaratën në fund.
Fiksi: Me asnjë mënyrë, e?
Konsulli: Nuk bëhet llaf, se duhet të firmosë ajo. Ke certifikatë aty? Eja pas pak.
Fiksi: M‘i jep pak ato (lekët).
Konsulli: I ke brenda. Plotësoje këtë.
Fiksi: Kam ndonjë vulë a gjë për të marrë?
Konsulli: Prit. Shkruaj adresën dhe vendin e rezidencës.
Fiksi: Dëgjo, do të të jap adresën e vjetër, se këtë të renë nuk e di akoma.
Konsulli: Ec, o burrë. Mjafton të mos jesh pa adresë.
Fiksi: A ishin në rregull ato veç?
Konsulli: Po, po. Pika kufitare e hyrjes në Durrës apo Rinas?
Fiksi: Durrës.
Konsulli: Arsyeja e kërkesës? Për t‘u pajisur me pasaportë. Dhe datën këtu. Janë të dhënat në rregull?
Fiksi: Po.
Konsulli: Emër, mbiemër këtu dhe firmë.
Fiksi: Emër, mbiemër këtu dhe firmë?
Konsulli: Po.
Sekseri çuditet që e morëm lejen e kalimit pa asnjë problem
Sekseri: E bëre? Jam kurioz!
Fiksi: E di atë fjalën e urtë apo jo?
Sekseri: Qengji i urtë pi dy nëna apo çfarë...? Vetëm ta lexoj pak...
Fiksi: A je në rregull?
Sekseri: Dorëzohem. Po si i the? E paske kap me lekë. Po, jam kurioz tani, i dhe gjë?
Fiksi: Po, i dhashë ca.
Sekseri: Sa?
Fiksi: 50.
Sekseri: Shumë mirë. Hallall! Hallall e ka! 50 plus atë letrën?
Fiksi: 50, plus pagesën. 40 pagesa...
Sekseri: 50 i do ai, po mua çfarë do më kishte ngelur?