E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gaza, mbi 500 viktima nga sulmi i Izraelit

 

Konflikti legjendar mes Izraelit dhe Hamasit në Palestinë është thelluar gjatë orëve të fundit, duke rritur kështu edhe numrin e viktimave. Sipas deklaratave nga sulmet reciproke në Gaza kanë humbur jetën mbi 500 persona. Së paku 90 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i ofensivës tokësore dy ditë më parë, mes të cilëve 26 fëmijë. Rreth 2 mijë e 500 të tjerë janë plagosur. Ndërsa njoftimet zyrtare nga Izraeli flasin për vrasjen e një ushtari nga mortaja dhe plagosjen e 19 të tjerëve, duke e çuar në 49 numrin e ushtarëve të vrarë deri tani. Forcat ajrore izraelite deklarojnë sulme në rreth 40 qendra të lëvizjes islamike Hamas në Rripin e Gazës. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Ehud Barak, tha se Izraelit i duhen ende sulme për të arritur qëllimin e ndërhyrjes ushtarake në Gaza, shkatërrimin e Hamasit. Të shtunën, Izraeli nisi edhe ofensivën tokësore në Rripin e Gazës, veç asaj ajrore të nisur ditë më parë. Ministrja e Jashtme e Izraelit, Tzipi Livni e përshkroi ofensivën në Rripin e Gazës si pjesë e betejës së gjatë kundër terrorit dhe ekstremizmit në rajon. Në një takim të nivelit të lartë të përfaqësuesve të BE-së, Livni tha se Izraeli po tenton të shmangë pasojat në njerëz si dhe të lehtësojë situatën humanitare në Gaza. Sulmi i Izraelit në Gaza është mbrojtur nga Shtetet e Bashkuara, pasi Presidenti Xhorxh Bush ka deklaruar se çfarëdo armëpushimi për t’i dhënë fund krizës në Gazë duhet të përmbajë dispozitat që do të evitonin Hamasin nga shfrytëzimi i rripit bregdetar për të shkrepur raketa në territorin e Izraelit. “Në vend se të kujdesej për popullin e Gazës, Hamasi ka vendosur që nga Gaza me raketa të vrasë izraelit të pafajshëm. Është evidente se Izraeli ka vendosur të mbrojë vetveten”, tha presidenti Bush pas një takimi me zyrtarët e Sudanit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›