E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjobë kush ul kontributet e shëndetit

 

Ligji i ri “Për financimin shëndetësor”, përcakton penalitetet dhe gjobat për evazion, pagesa të vonuara dhe zgjidhje të kontratës për sigurimet shëndetësore. Kështu shkelja e rregullave dhe procedurave për regjistrim, identifikim, llogaritje të pagesës së kontributeve, do të ndëshkohet me gjoba që variojnë nga 10 mijë deri në 60 mijë lekë. Mosregjistrimi ndëshkohet me gjobë në masën 60 mijë lekë, për punëdhënësit, dhe 20 mijë lekë për personat e vetëpunësuar e personat e tjerë të siguruar, të cilët janë ligjërisht të detyruar për të paguar kontribute. “Vonesat e punëdhënësve në konfirmimin e kontributeve të paguara dhe deklarimeve të tjera, ndëshkohen me gjobë në masën prej 10% (dhjetë për qind) të kontributeve, objekt i vonesës”, thuhet në projektligj. Ndërkaq evazioni në termat e pagesës së kontributeve, deklarimi i kontributeve me masa më të ulëta dhe vërtetimi i rremë, kur nuk përbëjnë vepër penale, dënohen me një gjobë deri në 100 000 (njëqind mijë) lekë shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›