Shpallen fituesit e shorteut milionësh
Kompania AMC ka organizuar dje shorteun, ku u përzgjodhën edhe fituesit të cilët do të përfitojnë 1 milion minuta, 1 milion SMS dhe 1 milion MMS. Shorteu u organizua në praninë e një noteri, i cili ndoqi të gjithë procesin e përzgjedhjes së fituesve. Fituesit e 100 minutave kohe bisedë falas, të 100 SMS-ve falas brenda rrjetit dhe të 100 MMS-ve falas brenda rrjetit, do të njoftohen nëpërmjet një SMS-je që AMC do t’u dërgojë secilit prej tyre. Përveç kësaj, fituesit mund të drejtohen për informacion edhe tek ëëë.amc.al apo mund të telefonojnë tek shërbimi i abonentit 139. Shorteu filloi në datën 2 dhjetor dhe u mbyll më 3 janar. Pjesëmarrës në shorteun për dhuratat milionëshe mund të ishin të gjithë abonentët me parapagim të AMC, të cilët kanë bërë një rimbushje prej të paktën 2 000 lekësh gjatë muajit dhjetor. Ofertat dhe surprizat nuk mbarojnë me kaq. AMC do të vazhdojë t’ju sigurojë abonentëve të saj shërbime të reja dhe zgjidhje të përshtatshme komunikimi, duke përmbushur kështu kërkesat e të gjithëve.