Rama kundër drafit të Qeverisë: “Cenon pavarësinë e Prokurorisë”
Autori i Lajmit: red.
Ligji për prokurorinë ka hasur përsëri në kontestimet e kreut të akuzës. Kryeprokurorja Ina Rama, e pranishme në punimet e Komisionit të Ligjeve, është shprehur veçanërisht kundër dy neneve të projektligjit, nenit 18 dhe 28. Në nenin 18 parashikohet shfuqizimi i nenit 36 të ligjit aktual, i cili përcakton imunitetin e prokurorëve. Rama tha se ky draft krijon mundësinë për abuzime, pikërisht nisur nga fakti se autoritetet që mund të caktojnë për kontrollin, ndalimin apo arrestimin, nuk është vetëm prokurori, por dhe policia gjyqësore. “Sipas dispozitës së procedurës penale, është dhe policia gjyqësore, e cila operon me ndalimin e individëve dhe pikërisht për këtë arbitraritet jemi kundër”, - tha ajo. Projektligji, që pritet të miratohet brenda ditëve të fundit të këtij viti, sa i përket Ina Ramës, prek edhe imunitetin e prokurorëve, duke mos i mbrojtur ata nga procesi penal. Sipas përfaqësuesve të organit qendror të akuzës, një nen i tillë është vetëm derivat i dy ndryshimeve të para, të cilat jo vetëm lënë të pambrojtur prokurorët, por mbi të gjitha dobësojnë ndjeshëm pavarësinë e Prokurorisë së Përgjithshme. Ndërsa neni 28 i ligjit, raporti për Prokurorinë i bërë nga Ministria e Drejtësisë, e paraqet këtë raport jo vetëm para Presidentit apo kryeprokurorit, por edhe Kuvendit të Shqipërisë. Sipas kryeprokurores, e cila paraqiti argumentet e saj para deputetëve, zbatimi i këtij projektligji vendos organin e akuzës në kontroll të Qeverisë. Duke iu referuar nenit 28, sipas prokurorëve, raporti në Kuvend i lë të hapura të gjitha mundësitë që me ligjin e ri të ngrihet Komisioni Kuvendor, i cili, sipas kontrollit të ministrit të Drejtësisë, mund të shkarkojë edhe Prokurorin e Përgjithshëm. Rama pohoi gjithashtu se është e pamundur që brenda një viti Ministria e Drejtësisë të kontrollojë punën e organit të akuzës në të gjithë Shqipërinë, çka lë hapësira për konkluzione jo të drejta. Kryeprokurorja shprehu rezerva dhe për nenin 17, ku parashikohet shkarkimi i prokurorit, i cili e ankimon kërkesën e tij vetëm në Gjykatën e Apelit. Nëse parashikohet shkarkim i prokurorit, pavarësisht nëse ka argumente ligjore apo jo, prokurori nuk mund të kthehet më në detyrë. Por të gjitha kontestimet nuk janë marrë parasyh nga anëtarët e Komisionit të Ligjeve. Rama ka sqaruar më tej dhe pika të tjera të këtij drafti, për të cilat është rënë dakord me Ministrinë e Drejtësisë. Kështu, ajo sqaroi se është rënë dakord që Këshilli i Prokurorisë të mos ketë kompetenca vendimmarrëse si Këshilli i Lartë i Drejtësisë, por vetëm kompetenca këshëllimore.
Ky lajm është publikuar: 27/12/2008