E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gazetari Baton Haxhiu dërgohet në Hagë

 

Gjykata e Hagës e akuzon publicistin se zbuloi identitetin e një dëshmitari në gjyqin kundër Haradinajt

Gazetari dhe analisti shqiptar, Baton Haxhiu, uarrestua dje nga policia e Kosovës dhe udërgua menjëherë në Gjykatën e Hagës, për shkak të mosrespektimit të kësaj gjykate gjatë procesit gjyqësor ndaj Ramush Haradinajt dhe te tjerëve. Siç bëhet e ditur, Baton Haxhiu ka zbuluar identitetin e një dëshmitari në një artikull të botuar në gazetën “Express” në Prishtinë në vitin 2007. Çështja “Haradinaj”, edhe pse ish-kryeministri u shpall i pafajshëm, ka çuar tashmë drejt Hagës gazetarin e njohur kosovar, Baton Haxhiu.Gjykata e Hagës akuzoi publicistin e njohur për zbulimin e identitetit të një prej dëshmitarëve në gjyqin kundër ish-kryeministrit të Kosovës. “Haxhiu u arrestua dje dhe do të paraqitet sot para trupit gjykues”,- bën të ditur agjencia e lajmeve “Associated Press”. Gjykata ka bërë të ditur se Haxhiu do të deklarojë sot nëse ështëfajtor apo jo për akuzat e ngritura nga prokurorët e Hagës. Sipas tyre, publicisti 42-vjeçar ka publikuar emrin e një dëshmitari, identiteti i të cilit ishte fshehur nga Haga,për arsye të mbrojtjes së tij. Dëshmitari duhej të dilte para gjykatës për të dëshmuar kundër ish-kryeministrit Ramush Haradinaj. Ish-shefi i qeverisë kosovare u lirua nga akuzat dhe u shpall i pafajshëm në një gjyq, që sipas gjykatësve u zhvillua në një atmosfere jo të qetë për dëshmitarët. Pak javë më parë, edhe ish-ministri i Kulturës në Kosovë, Astrit Haraçija, si dhe bashkëpunëtori i tij, Bajrush Morina, u akuzuan nga Gjykata e Hagës për frikësim të dëshmitarëve në gjyqin kundër Haradinajt.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›