Gazetari Baton Haxhiu në Hagë: “Jam plotësisht i pafajshëm”
Kryeredaktori i gazetës “Ekspres”: “Është gabim profesional”. Tadiç për Haradinajn: “Vendime të tilla zhvlerësojnë Hagën”
I arrestuar para dy ditësh nga Gjykata e Hagës, gazetari kosovar Baton Haxhiu, ka hedhur poshtë akuzat për fyerje dhe shpërfillje të rregullave të Gjykatës së Hagës. Gjatë seancës së djeshme Haxhiu ka deklaruar se është totalisht i pafajshëm për akuzat e Tribunalit, sipas të cilave në vitin 2007 ai ka publikuar emrin e një dëshmitari të mbrojtur që do të dëshmonte kundër Ramush Haradinajt. “Jam plotësisht i pafajshëm”, - ka deklaruar Baton Haxhiu para gjykatësit Alfons Orie. Haxhiu u arrestua në Prishtinë dhe u dërgua në Hagë. Gjatë një seance dëgjimore në Tribunalin e Hagës, avokati i tij mbrojtës kërkoi lirimin e përkohshëm të Haxhiut, kërkesë që nuk u kundërshtua nga prokurori, por gjykatësi i çështjes kërkoi paraqitjen e kërkesës me shkrim. Aktakuza është ngritur në prill, por ajo u zbulua vetëm ditën e martë pas arrestimit të Haxhiut. Haxhiu është kosovari i tretë që akuzohet për mospërfillje të Gjykatës së Hagës. Më 25 prill, ish-ministri Astrit Haraçija dhe këshilltari i tij, Bajrush Morina, u akuzuan se ishin përpjekur të bindnin një dëshmitar të mbrojtur për të mos dëshmuar në rastin Haradinaj. Lidhur me këtë çështje kryeredaktori i gazetës kosovare “Ekspres” Berat Buzhala e ka konsideruar këtë rast jo vetëm si një fatkeqësi për gazetën “Ekspres”, por edhe për vetë Baton Haxhinë. Sipas tij, telashe mund të vijnë edhe për gjithë gazetarinë kosovare dhe kjo vetëm nga një gabim profesional. “Publikimi i emrit ka qenë gabim profesional, por kjo ka ardhur dhe për faj të Gjykatës së Hagës e cila nuk ka sensibilizuar në lidhje me këtë çështje dhe për mospublikimin e emrave të dëshmitarëve të mbrojtur”-është shprehur gjatë një interviste për mediat, Berat Buzhala. Sipas tij, nëse efekti i mospublikimit ka qenë për të mbrojtur dëshmitarin, atëherë emri i atij dëshmitari është mësuar shumë më herët se sa ta publikonte“Ekspres”. Sipas Buzhalës, kjo ishte dhe arsyeja që Haraçia dhe Morina shkuan në Gjykatë. “Këtu mund të ketë fyerje të procedurave në aspektin formal, por nuk mund të ketë ndonjë rëndësi në aspektin real dhe material pasi ai dëshmitar është i njohur”- vazhdon kryeredaktori i “Ekspres” duke u cilësuar arrestimin e Baton Haxhisë, si problem që i shtohet gazetarisë kosovare në këto momente dhe që nuk do ta përmirësonte atë. Gazetarët kosovare nuk guxojnë as të përmendin emrin e dëshmitarit kundër Haradinaj, të zbuluar në vitin 2007 nga Haxhiu. Ndërkohë, në Kosovë është kthyer sërish frika për ngritjen e akuzave ndaj personave që mund të kenë dhënë informacione lidhur me dëshmitarët në gjyqin kundër ish-kryeministrit të Kosovës i cili u shpall i pafajshëm para pak kohësh. Vendimi i Gjykatës së Hagës për lirimin e Haradinajt është kritikuar nga Presidenti i Serbisë Boris Tadiç. “Vendime të tilla zhvlerësojnë reputacionin e Gjykatës së Hagës në sytë e popullsisë dhe vënë në pikëpyetje legjitimitetin e këtij institucioni”,-u shpreh Tadiç duke mirëpritur kërkesën për apelimin e vendimit të pafajësisë për Ramush Haradinajn.
Delegacioni serb braktis Sofjen për shkak të ministrit kosovar
Pjesëmarrja e ministrit të Jashtëm të Kosovës ka shkaktuar largimin e delegacionit të Serbisë nga Samiti i vendeve anëtare të Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore. Burime brenda delegacionit të Serbisë kanë konfirmuar për agjencitë serbe të lajmeve se delegacioni ka reaguar për të penguar fjalimin e Hysenit, por kishte braktisur samitin meqenëse kjo nuk ishte përkrahur. Në këtë samit merrte pjesë edhe presidenti serb, Boris Tadiç, dhe shefi i diplomacisë Vuk Jeremiç. Ky i fundit para dy ditësh deklaroi se kishte vënë veto në dokumentin përfundimtar të samitit për shkak të Kosovës. Sipas mediave serbe Jeremiç kishte penguar Skënder Hysenin që të merrte pjesë në këtë samit si shef i diplomacisë së Kosovës, duke insistuar që në emër të Kosovës të flasë përfaqësuesi i UNMIK-ut. Pas këtij veprimi nga ana e autoriteteve serbe, Hyseni i është drejtuar këtij forumi duke pasqyruar arritjet e Kosovës, pas shpalljes së pavarësisë si dhe sfidat që e presin. Ai vuri nё pah punёn qё po bёn qeveria e Republikёs sё Kosovёs dhe institucionet e tjera pёr zbatimin e pёrpiktё tё rekomandimeve dhe dispozitave tё Pakos sё Ahtisarit pёr mbrojtjen e tё drejtave dhe lirive tё njeriut dhe tё pakicave etnike nё Kosovё. “Pёr kёtё qёllim kryeministri i Kosovёs ka themeluar njё zyrё tё veçantё pёr pakicat”,-theksoi ai në fjalën e tij.
22 Maj 2008