E Shtunë, 31 Tetor 2026

Transporti urban, rritet çmimi i abonesë dhe biletës



Pas kërkesës së hershme të Shoqatës kombëtare të Transportit urban, qeveria ka vendosur në mbledhjen e saj të djeshme, të rrisë çmimin e biletës dhe abonesë. Tarifat e reja, do të jenë më të larta se ato ekzistuese, ku efektet e rritjes do të fillojnë në muajin e ardhshëm. Kështu, çmimi i biletës së udhëtimit do të shkojë në 300 lekë nga 200 lekë që ishte më parë. Ndërsa, çmimi i abonesë vetëm për një linjë urbane, do të jetë 900 lekë. Ajo që kushton më shumë është çmimi i abonesë së përgjithshme, e cila rritet në masën 1 mijë e dyqind lekë nga 800 lekë që ishte më parë. Ndërsa aboneja për nxënësit dhe studentët, për të gjitha linjat urbane brenda qytetit, do të jetë 600 lekë. Rritja e fundit e çmimit të abonesë, kushton shumë në xhepat e qytetarëve, të cilët po përballen me rritje të mëdha të çmimeve për gjitha produkteve apo ushqimeve. Shpeshherë ata kanë protestuar përpara Ministrisë së Transporteve dhe Bashkisë së Tiranës për të mos rritur çmimin e biletës apo abonesë, pasi për ta sht e papërballueshme. Ndërsa kërkesa Shoqatës Kombëtare të Transportit Urban, ka qenë e shpeshtë dhe i është drejtuar gjithë institucioneve përkatëse, duke e kërkuar medoemos këtë rritje. Shkak për kërkesën e rritjes së tarifave të transportit urban është bërë rritja e çmimit të naftës, që këtë vit nuk ka qenë në rritje të vazhdueshme. Shoqata, kërkoi që bileta të rritej në vlerën e 500 lekëve, dhe çmimi abonesë së përgjithshme të pësonte një rritje edhe më të madhe sesa vendimi i fundit i qeverisë. Por, pasa këtij vendimi më të fundit të qeverisë, tashmë ngelet vetëm që në muajin e ardhshëm, qytetarët të fillojnë të qarkullojnë me tarifat e reja.

Tarifat e reja
Bileta 300 lekë
Abone për një linjë 900 lekë
Abone e përgjithshme 1200 lekë
Abone për studentët dhe nxënësit 600 lekë

22 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›