E Diel, 1 Nëntor 2026

“Lulishtja” vë në pranga 4 trafikantë droge



TIRANË - 4 persona janë vënë në pranga këtë pasdite në kryeqytet nga policia e Tiranës. Pas një operacioni të koduar “Lulishtja”. Katër të arrestuarit janë vënë në pranga për prodhim dhe shitje të narkotikëve si dhe për falsifikim të kartëmonedhave. Të arrestuarit kishin disa javë që mbaheshin nën vëzhgimin e policisë kurse goditja e tyre u krye pranë vendit të quajtur “Ushtari i panjohur”. Të arrestuarit janë Bilal Hasani, 47-vjeç, banues në Tiranë, Veprim Kaja, 22-vjeç, banues në Vlorë, Emiljano Sinani, 19-vjeç, banues në Tiranë dhe Pranvera Nasto, 34-vjeç, banues në Tiranë. Personat e mësipërm janë kapur në flagrancë gjatë shkëmbimit të lëndës narkotike të dyshuar kanabis sativa, duke sekuestruar menjëherë sasinë prej 154 gramë kanabis sativa, e cila ishte e ndarë në 29 pako. Ndërkohë u mundësua edhe sekuestrimi i 700 dollarëve për të cilat dyshohet se janë false. Ndërkohë dyshohet se tre shtetasit kanë shfrytëzuar për qëllime përfitimi shtetasen Pranvera Nasto, ku për të cilën u mor edhe masa e menjëhershme e arrestit në flagrancë për konsumim të veprës penale të “prostitucionit”.

22 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›