E Diel, 1 Nëntor 2026

Putin i afrohet presidencës, aprovohet zgjatja e mandatit

Dhoma e Ulët e Parlamentit
rus ka miratuar një ligj, sipas
të cilit mandati presidencial
zgjatet nga 4 vjet në 6. Të gjithë
senatorët e Këshillit të Federatës
e mbështetën kërkesën për ndryshim,
që përbën edhe hapin e
fundit në procesin legjislativ të
aprovimit të një ligji të ri. Shpejtësia
me të cilin ligji i kaloi të
gjitha instancat legjislative, shihet si një shenjë e rikthimit të
shpejtë të Vladimir Putinit në
postin e Presidentit të vendit.
Ndryshimet u aprovuan të gjitha
në unanimitet. Amendamentet
do të shndërrohen në ligj, përfundimisht
pas firmosjes nga ana
e Presidentit aktual rus,
Medvedev. Sipas analistëve, në
qarqet e larta të pushtetit rus rikthimi
i Putinit në postin e Presidentit
ka qenë gjithnjë një çështje
kohe dhe se ai është i pritshëm,
pasi Medvedevi të ketë
përfunduar një mandat presidencial.
Megjithatë, nxitimi i
dukshëm për ndryshimin e ligjit
të kohëzgjatjes së mandatit presidencial
tregon se ndoshta rikthimi
i Putinit, edhe pse ai vetë nuk
e ka pranuar kurrë një gjë të tillë,
mund të jetë shumë më i shpejtë
nga sa merret me mend. Në një
rikthim të parakohshëm ai do të
kryente më pas një mandat
qeverisës 6-vjeçar. Ndërkohë,
qeveria bën të ditur se ndryshimet
kushtetuese janë të
nevojshme, sepse mandati aktual
prej 4 vitesh është shumë i shkurtër
për të mundësuar kryerjen
e reformave të duhura në një
vend kaq kompleks si Rusia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›