E Diel, 1 Nëntor 2026

Gazetarja franceze, Edith Bouvier, u evakuua nga Homsi

Gazetarja franceze, Edith Bouvier, e plagosur pas sulmit të ushtrisë siriane në Homs, ndodhet aktualisht në Liban.

Presidenti francez, Nicolas Sarkozy, foli disa orë pasi u konfirmua se edhe fotoreporteri britanik, Paul Konrej, ndodhej në vendin fqinj me Sirinë. Deklarata e tij për vendndodhjen e gazetares duket se i ka dhënë fund konfuzionit që zgjaste prej 24 orësh, mbi fatin e gazetares, megjithëse nuk ka një konfirmim të drejtpërdrejtë nga Libani.

Siç raportohet, gazetarët u ndihmuan nga forcat opozitare për tu larguar nga Homsi. Bouvier dhe Konrej u plagosën gjatë sulmit ku humbën jetën gazetarja Marie Colvin dhe fotoreporteri Remi Ochlik.

Gjysmëhena e kuqe siriane, deklaroi se kishte mbërritur të hënën në lagjen Baba Amër, por nuk kishte qenë në gjendje të nxirrte që andej gazetarët perëndimorë dhe trupat e kolegëve të vrarë, për të cilët nuk dihet asgjë.

Qeveria siriane e ka zgjeruar ofensivën kundër kryengritësve në të gjithë vendin, duke dërguar ushtarë për herë të parë, në disa qytete në veri.

Prej nisjes së protestave në mars të vitit të kaluar, sipas OKB-së kanë humbur jetën 7500 persona.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›