Një anije amerikane ka ankoruar në Korenë e Veriut

Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se një anije amerikane ka ankoruar në portin Namfo të Koresë së Veriut, në përgatitje për vazhdimin e kërkimit për mbetjet e ushtarëve të zhdukur gjatë Luftës së Koresë.
Shefi i Komandës Amerikane të Paqësorit, admirali Robert Williard, tha se nga anija po shkarkohen pajisjet e nevojshme për kërkim.
Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Veriut janë pajtuar në muajin tetor të vitit të kaluar, për ta vazhduar programin, që ishte suspenduar në vitin 2005, gjatë tendosjeve lidhur me programin bërthamor të Koresë së Veriut.