E Shtunë, 31 Tetor 2026

Putin takim me Popullor te Rusise

Në një kohë që Rusia është përfshirë nga protestat si pasojë e zemërimit të opozitës, kryeministri rus i sapozgjedhur në postin e Presidentit, Vladimir Putin u takua me anëtarët e Frontit Popullor të të gjithë Rusëve, një organizatë ombrellë e krijuar për të rritur popullaritetin e partisë Rusia e Bashkuar. Gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare të dhjetorit të kaluar, Fronti u përdor për të sjellë kandidatë të pavarur nën kontrollin e partisë së Putin.
Gjatë takimit, Putin tha se Frontit duhet të vazhdojë të punojë edhe në të ardhmen, e pasi ai është i regjistruar ligjërisht, mund të transformohet në një lëvizje publike të paanshme. Ai shtoi se nuk do të jetë në drejtim të Këshillit Koordinues të kësaj lëvizjeje.
"Kjo është një shoqatë, një lëvizje. Por, në përgjithësi, mund të regjistrohet si një lëvizje publike duke i dhënë asaj një status shtesë, i cili do të jetë i shkruar në dokumentet e saj. Në parim, e gjithë kjo mund të bëhet . Ligji nuk e ndalon atë, kjo është arsyeja pse kjo gjë është e mundur .”
Sipas medias shtetërore ruse, Putin tha se Rusia nuk duhet të ndodhet në një situatë, ku parlamenti të ketë vetëm një forcë të madhe politike. Fronti Popullor shërbeu për fushatën presidenciale të Putin, pasi pikët e Rusisë së Bashkuar ranë në zgjedhjet parlamentare të dhjetorit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›