E Hënë, 2 Nëntor 2026

Replikat dhe përgënjeshtrimet do të botohen të plota

10/02/2005  Një pjesë e deputetëve kanë kërkuar dje që t'u hiqet e drejta gazetarëve për të hetuar në jetën private të personazheve të ndryshëm. Për këtë kërkesa shumica e deputetëve ka kërkuar që të reflektohet më tej, pasi mund të ketë kontradikta me përcaktime të konventave ndërkombëtare për mediat. Gjithashtu, deputetët kanë saktësuar se botuesit janë të detyruar të botojnë një replikë apo përgënjeshtrim që vjen si pasojë e një shkrimi të bërë në mediat e tyre. Në rast se replika nuk botohet e plotë, ankimuesi ka të drejtën që t'i drejtohet Urdhrit të Gazetarit dhe më pas gjyqësorit. Për ta, botimi i plotë i replikave sjell besimin në media si dhe rritjen e vërtetësisë. Për herë të parë ligji mbi mediat jep qartë procedurën për tu ankimuar ndaj një shkrimi. Ndërsa është vendosur që për gazetarët të mos ketë më çështje penale por vetëm civile. Kjo shmang burgosjen e gazetarëve dhe lë hapësirën e vendosjes së gjobave të rënda në rast se vërtetohet se një akuzë e ngritur apo një shkrim është i pavërtetë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›