E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gazifikimi i Shqipërisë brenda vitit 2020

09-02-2013 / Gazeta 55

Ministria e Ekonomisë po punon për një masterplan në zhvillimin e këtij sektori. Mijëra vende të reja pune dhe qindra milionë euro përfitime brenda një viti

Shqipëria është një ndër të paktat vende në Europë që nuk ka një sistem gazi.
Do të duhen ndoshta 6 vite deri në dukjen e shenjave të para të gazifikimit të vendit. Nevoja për të ndërtuar infrastrukturën tashmë është më se e nevojshme. Puna ka nisur tashmë.
Në këto kushte Ministria e Ekonomisë është duke punuar për një masterplan në zhvillimin e sektorit të gazit. Ekspertët parashikojnë që kërkesa fillestare për gaz të jetë nga 300-500 milionë metër kub në vit.
Parashikohet që në fillim të vitit 2020 të jenë edhe furnizimet e para me gaz brenda Shqipërisë, që do të shmangin përdorimin në masë të ngrohësve elektrikë.
Projektet e gazifikimit shihen edhe si “magneti” që do të tërheqë investitorët. Rrugët nga mendohet se do të furnizohemi me gaz janë: Lindja e Mesme përmes TAP-it, projekti i gazsjellësit IAP (Ionian Adriatic Pipeline, por edhe zbulimi i vendburimeve të reja të gazit në territorin shqiptar.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›