Gazmend Leka, fiton “Onufri 2010”
Vepra “Parajsa e Humbur” e piktorit Gazmend Leka fiton çmimin e parë në ekspozitën ndërkombëtare të arteve vizive “Onufri 2010”. E ndërsa me çmim të dytë u nderua Genti Korini me “Diptikun nё Fotografi”, “Clean the Dirt” dhe Golden Bread”.
Nё edicionin e 17 tё ekspozitёs ndёrkombёtare tё arteve vizive “Onufri 2010”, morёn pjesё 27 artistё nga Shqipёria dhe Kosova, ku kryesisht ishin tё rinjtё ata tё cilёt dominuan me pjesёmarrjen e tyre.
Juria pёrbёhej nga Profesor.Alban Nimani i Akademisё sё Arteve tё Prishtinёs, Ferit Hudhri, historian dhe studiues arti si dhe nga Arben Bajo. Kjo ekspozitё pёrmban vepra nё pikturё, fotografi, skulpturё dhe instalacion, qё u pёrzgjodhёn pёr ekspozim nё bazë tё konceptit kuratorial me titull “Unё jam Arti-st”. Pёrzgjedhja e veprave sipas kuratores Suzana Varvanica Kuka, pasqyron zhvillimin e artit bashkёkohor nga artistё shqiptarё dhe u krye nё bazё tё njohjes dhe vlerёsimit tё krijimtarisё sё artistёve.
Punёt e Onufrit 2010 transmetojnё disa prej tipareve tё fizionomisё sё artit dhe tё jetёs problematike shqiptare.
Disa nga artistёt qё morёn pjesё janё Andi Hila, Edmond Gjikopulli, Oriana Kamberi Nikolin Bujari, Driton Selmani etj.
Ekspozita ёshtё hapur nё 23 dhjetor tё 2010 dhe do tё qёndrojё e hapur për të gjithë artëdashësit e arteve vizive deri nё datё 3 shkurt nё Galerinё Kombёtare tё Arteve.