E Shtunë, 31 Tetor 2026

Part-time, 756 vendet e reja bosh në universitete

 

ZIRINA LLAMBRO

Në të gjitha universitetet publike do të zgjidhen 756 fitues të rinj, për sistemin part-time.
Kaq është numri i kuotave, që do të rishpërndahen brenda datës 23 janar. Gazeta publikon të plotë vendet bosh sipas degëve në çdo fakultet. Kështu në total Universiteti i Tiranës ka 273 vende bosh, në degët D Drejtësi, Administrim Biznes e Financë. Universiteti Bujqësor do të pranojë 140 studentë të rinj, ndërsa në shkollat e larta në rrethe do pranohen gjithsej 340 kandidatë. Numri i kuotave për secilin ndahet për ata, që nisin universitetin për herë të parë dhe për ata që tashmë e kanë një diplomë. Sakaq, Ministria e Arsimit ka publikuar disa ditë më parë udhëzimin për përzgjedhjen e fituesve dhe regjistrimin e tyre. Ky dikaster ka vënë kusht dorëzimin e një deklarate personale, edhe për ata studentë që janë shpallur fitues në fazën e parë të regjistrimeve. Ata mund ta gjejnë modelin e saj pranë sekretarive mësimore të degës përkatëse. Të regjistruarit, që nuk plotësojnë këtë deklaratë do të çregjistrohen, duke humbur të drejtën për të nisur studimet. Sipas udhëzimit, do të jenë fakultetet ato që do të organizojnë procesin e pranimit dhe të regjistrimit të kandidatëve në programet e studimit të ciklit të parë me kohë të pjesshme. Aplikimi për regjistrim i kandidatëve do të bëhet pranë sekretarive mësimore me anë të dosjes përkatëse. Në të duhet të gjenden dëftesa e pjekurisë të shkollës së mesme ose diplomë tjetër studimi, të fituar jashtë vendit, të vlerësuar të barasvlershme me të. Gjithashtu, është i nevojshëm një dokument identifikimi (certifikatë lindje me fotografi ose pasaportë). Përpos tyre, dosja duhet të përmbajë 2 fotografi; Mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1.500 lekë dhe deklaratë individuale e kandidatit. Kandidatët që do të regjistrohen në programet e studimit të ciklit të parë me kohë të pjesshme, por që e kanë tashmë një diplomë, përveç dokumenteve të përcaktuar, të dorëzojnë në sekretaritë mësimore dhe diplomën përkatëse. “Institucionet publike të Arsimit të Lartë, të shpallin dhe të afishojnë listat e të gjithë aplikantëve të renditura sipas rendit zbritës të pikëve të fituara në përputhje me kriteret akademike të përcaktuara dhe të bëra publike paraprakisht, në vende të dukshme, në mjediset e njësive kryesore përkatëse, brenda orës 12:00 të datës 9 janar”, thuhet në udhëzim. Sipas tij, pas mbylljes së procesit të regjistrimit dhe plotësimit të deklaratave individuale nga të gjithë të regjistruarit, kuotat e parealizuara plotësohen nga universitetet në datat 21, 22, 23 janar 2009, duke respektuar renditjen e kandidatëve. “Pas mbylljes së procesit të regjistrimit, Institucionet Publike të Arsimit të Lartë të dorëzojnë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, në datën  31.01.2009 listat përfundimtare të kandidatëve fitues të regjistruar. Në lista të evidentohet dokumenti shkollor mbi të cilin është bërë regjistrimi”, saktëson udhëzimi.

Vendet bosh ne sistemin part-time

UNIVERSITETI I TIRANËS
Drejtësi             173
Administrim-Biznes          50
Finance-Kontabilitet         50
Totali                 273
AKADEMIA E EDUKIMIT FIZIK
DHE SPORTEVE
Fizkulturë              3
UNIVERSITETI BUJQËSOR I TIRANËS
Menaxhim Agrobiznesi      30
Ekonomi dhe P. Agrare      30
Financë-Kontabilitet          30
Agro-mjedis dhe Ekologji     10
Vreshtari dhe enologji          10
Inxhinieri pyjesh          10
Inxhinieri përpunim druri      10
Tek. Agro-ushqimore          10
Totali                   140
UNIVERSITETI I KORÇËS
Cikli i Ulët             10
Cikli i Ulët Parashkollor     10
Menaxhim Agrobiznesi     5
Hortikulturë             25
Totali                 40
UNIVERSITETI I GJIROKASTRËS
Cikli i Ulët              20
Cikli i Ulët Parashkollor      15
Histori-Gjeografi          10
Administrim Publik          20
Finance-Kontabilitet          20
Totali                 85
UNIVERSITETI I ELBASANIT
Cikli i Ulët              30
Cikli i Ulët Parashkollor      10
Matematikë -Fizikë          20
Punë sociale              10
Administrim-Biznes          20
Finance-Kontabilitet          20
Totali                  110
UNIVERSITETI I SHKODRËS
Matematikë              10
Fizikë                  10
Cikli i Ulët              10
Cikli i ulët parashkollor      10
Biologji-kimi              15
Administrim Biznes          10
Financë-Kontabilitet          10
Turizëm              10
Drejtësi              20
Totali                  105

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›