E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendet e BE-së nënshkruajnë marrëveshjen “Nabuko” për gazin



Bullgaria, Rumania, Hungaria, Austria dhe Turqia kanë nënshkruar një marrëveshje për ndërtimin e një tubacioni të gazit natyror.
Linja e gjatë prej 3 mijë kilometrash e njohur si “Nabuko” do t’u ofrojë klientëve europianë alternativa të furnizimit ndryshe nga ato që ofron Rusia. Linja do të transportojë gaz nga Kaspiku, në Lindjen e Mesme nëpërmjet Turqisë për në BE. Kryeministrat e Bullgarisë, Rumanisë, Hungarisë dhe Austrisë nënshkruan marrëveshjen me homologun e tyre në Ankara. Rusia për momentin plotëson 30 për qind të nevojave me gaz të Europës, por ndërprerjet e vazhdueshme të gazit kanë rritur shqetësimet se sa duhet që Europa të mbështetet te Rusia për gaz. Ideja për emrin “Nabuko” projektit të gaszjellësit që kishin përpiluar gjatë ditës, u erdhi përfaqësuesve të pesë sipërmarrjeve energjetike një mbrëmje tetori të vitit 2002 kur po ndiqnin operan me të njëjtin emër të Xhuzepe Verdit në Operën Shtetërore të Vjenës. Megjithëse heroi i Xhuzepe Verdit “Nabuko", mbreti i Babilonisë, Nebukadnezar, nuk i njihte pasuritë që fshihte toka nën mbretërinë e tij, pasuri për të cilat është jashtë mase e interesuar brezi i sotëm. Ndryshe nga gasjellësit e tjerë, gasjellësi i ri nuk do të kalojë nëpër Rusi dhe as nëpër ish-republikat e Bashkimit Sovjetik, Bjellorusi dhe Ukrainë.

14 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›