Gënjeshtrat e miqve

28/04/2005 Në vend të debatit
Përse z.Toçi dhe z.Godo nuk bëjnë asnjë krahasim ndërmjet dy librave për të konstatuar përmbajtjen e reagimit të akademikut Hivzi Islami, i cili njëmend është i vjedhur, por ngrihen dhe thonë thashetheme të mërzitshme, me të cilat kërkojnë ta mbrojnë mikun e tyre Qosja, që mori të gatshme dhe përvetësoi më shumë se 100 faqe nga libri “Spastrimet etnike” të dr.Islamit?
Ishte për t’u admiruar gjuha e butë e botuesit “Toena”, Fatmir Toçi, me të cilën i drejtohet akademikut Hivzi Islamit, të cilin as e njeh si shkencëtar, as si profesor universitar, as si akademik dhe as e ka mik, e as ka dëgjuar ndonjëherë për të! Që në titull, ai vë në thonjëza shkallën “akademik” për të. E, përse të mos e vë nën thonjëza, kur ky akademik nuk bën pjesë në dimensionet e tij të bizneseve kulturore, me të cilat merret si botues i miqve. Ishte për t’u admiruar edhe gatishmëria e tij e plotë prej miku të vërtetë, që të shkelë të gjitha parimet morale të një botuesi serioz, që të mbrojë jo vetveten e mashtruar, por mikun e tij, Rexhep Qosja, i cili njëmend ka marrë të gatshme qindra faqe material, madje, krejtësisht të gatshëm, nga libri “Spastrimet etnike” të akademikut Islami, i botuar në vitin 2003. Kështu mbrohen miqtë, edhe kur ata gabojnë, siç ka “gabuar” tepër naivisht dhe kompromentueshëm miku i tij Rexhep Qosja, duke “huazuar” pikë për pikë materiale të gatshme nga autorë të tjerë. Po të “gabonte” kështu ndonjë autor i “vogël” dhe jo Qosja i “madh”, mbase askush nuk do të merrej me një trajtim të tillë “parimesh” dhe piraterish. E vetmja përpjekje e padisiplinuar e z.Toçi për ta mbrojtur një “huazim” të tillë të z.Qosja, duket të jetë konstatimi i tij: “Libri ‘Shpërngulja e shqiptarëve sipas programeve kombëtare serbe”, ka dalë në qarkullim në mars të këtij viti dhe është një vështrim kritik i zgjeruar i akademikut Rexhep Qosja”. Ku e kishte gjetur ky botues “vështrimin kritik të zgjeruar të akademikut Rexhep Qosja”, në pjesët e marra pikë për pikë nga libri “Spastrimet etnike” të akademikut (pa thonjëza) Hivzi Islami, material ky vetëm i përkthyer dhe pa ndonjë “vështrim kritik të zgjeruar”?
Mbrojtja që i bën mikut të tij Qosja, botuesi i “Toena”-s, është e mbushur me fakte të palëkundshme. Ai thotë se, “materiali i titulluar ‘program i partisë radikale serbe, 1991’... është marrë i gatshëm nga interneti dhe nuk ka emër përkthyesi...”. Le ta marrim për një çast se ky material nuk është marrë pikë për pikë nga libri “Spastrimet etnike” të akademikut Hivzi Islami, i cili në fusnotën e tij ka shënuar edhe emrin e përkthyesit, por qenka marrë “i gatshëm nga interneti”, ku nuk paska pasur as emër përkthyesi. Një akademik, siç është Qosja, si mund të bëjë libra me materiale të tilla të gatshme interneti? Nuk i përngjet kjo praktikë piraterisë dhe përvetësimeve të punës së të tjerëve? Përse në fusnotën e domosdoshme ky “autor” nuk e kishte theksuar në librin e tij se materialin e kishte marrë të gatshëm nga interneti, siç thotë ky botues, në mënyrë që as te lexuesit, por as te akademiku Islami, të mos krijohej kjo bindje e “gabueshme” përvetësimesh për njeriun e “madh” Qosja? Por, z.Toçi, edhe ju e dini se nuk është kështu siç përpiqeni të thoni dhe siç përpiqeni të mbroni mikun tuaj nga veprimet e tij të palejueshme. Edhe juve do t’u bënte mirë të merrni këta dy libra të këtyre dy autorëve, të cilët, edhe nëse nuk do t’i lexoni, së paku do të mund t’i krahasonit tekstet e njëjta. Nuk mund të ndodhë z.Toçi, që dy a më shumë përkthyes të të njëjtit material të jenë pikë për pikë identikë, me të njëjtat njohuri gjuhësore, sintaksore, morfologjike dhe ortografike. Atëherë, përse u përpoqët ta tallni lexuesin e këtyre mediave dhe të këtyre dy autorëve? Mendoj se kështu keni tallur punën dhe qasjen tuaj, të cilën e konsiderojmë serioze. Një emër, që ju e theksoni si përkthyes, ju siguroj se bëni gabim edhe më të madh. Ai nuk i njeh normat letrare të shqipes që të jetë një përkthyes i kalueshëm.
Plot admirim ishte dhe reagimi plot habi edhe i romancierit të njohur (jo politikanit) Sabri Godo, për ta mbrojtur mikun e tij Rexhep Qosja nga shpalimet e fundit të “huazimeve” pikë për pikë të materialeve të autorëve të tjerë shkencorë, siç “huazoi” (nuk dua të them se vodhi) materiale të gatshme, madje, krejtësisht të gatshme, nga libri “Spastrimet etnike” të akademikut Hivzi Islami, i botuar pikërisht para dy vjetësh, kur këto materiale paskan “dalë në internet”, siç përpiqet të thotë gënjyeshëm z.Toçi. Reagimi i z.Godo nxiti te lexuesit mallëngjimin plot vuajtje dhe bashkëvuajtje, që paska dhe paska pasur ai ndaj Rexhep Qosjes, kur ai gjatë luftës ka qëndruar i rruar në Tiranë. Kjo miqësi bashkëvuajtëse ka domethënie të veçantë dhe admiruese, edhe pse ai nuk e di (ose bëhet se nuk e di) se kur kishte filluar dëbimi serb i shqiptarëve nga Kosova, z.Qosja u kishte bërë thirrje të gjithëve të mos e braktisnin Kosovën, sepse “s’kanë atdhe tjetër”, ndërkohë që i rruar, i tebdilosur, kishte lënë prapa popullin në golgotën më të llahtarshme në Bllacë dhe vetë kishte ikur në Tiranë. Ai nuk e di (ose bëhet se nuk e di) se pas luftës, derisa ishte ende në Tiranë, pyetjeve të reporterëve të shumë mediave se “çfarë mendoni për shqiptarët që qëndruan në Kosovë gjatë gjithë luftës”, ai qe përgjigjur”: “Ata janë lojalë të Serbisë”. E kuptoni, z.Godo këtë ndryshim qosian?
Reagimi i tij për të mbrojtur “huazimet” dhe përvetësimet e palejueshme të mikut të tij Qosja, shpaloi, mbase padashur, të vërtetën tjetër, se ai, jo vetëm s’e kishte lexuar fare librin e akademikut Islami, edhe pse i botuar para dy vjetësh, por as e kishte në dorë fare librin e Qosjes si autor i materialeve të gatshme, qoftë edhe nga interneti, i botuar në marsin e këtij viti në “Toena”. Edhe më keq. Në sajë të reagimit të tij të përmallshëm, “dinjitoz” dhe luftarak për të mbrojtur edhe piraterinë e mikut të tij, shihet se ai s’e di se ç’do të thoshin faksimilet e botuara në media. Ai numëron rreshtat e njëjtë të njërit dhe tjetrit faksimil. “Kureshtja më shtyu të lexoja të gjithë shkrimin e akademikut Islami dhe pashë se kjo gjë fare e vockël, inekzistente, përkthimi i 24 rreshtave...”, thotë ai në vështrimin e tij. Ai nuk mund ta marrë me mend se këta 24 rreshta identikë të këtyre dy faksimileve të botuara, paraqesin dëshminë e vjedhjes së më shumë se 100 faqeve të tjera nga ana e Qosjes. Përse iu desh këtij romancieri të njohur e të dashur në Kosovë t’i hyjë një pune të tillë jorgani pa asnjë nevojë dhe përse iu desh të shpalohej në këtë mënyrë (duke mos e ditur as kuptimin e faksimilit)? Si krijues serioz që është, nuk do të duhej të mbronte veprimet e palejueshme, qofshin këto edhe të mikut të tij të vuajtjesh a bashkëvuajtjesh, Qosja, duke i quajtur të vërtetat e verifikuara dhe të provuara si inekzistente!
Z.Godo! Nga shkrimtari ynë i madh botëror, Kadare, shumë krijues, sidomos në Kosovë, kanë marrë dhe marrin, ndikohen dhe nuk mund t’i ikin ndikimit të tij, përmbajtjesh, stili dhe hapësire. Me sa dimë, ky shkrimtar botëror asnjëherë s’ka marrë të gatshme nga krijuesit e tjerë shqiptarë, që t’i përvetësojë dhe t’i bëjë të tijat. Ai nga mjedisi i tij intelektual dhe nga mjedisi i tij injorant, ka marrë vetëm personazhet. Prandaj, Kadarenë e shani në Shqipëri? Prandaj, ju në Shqipëri e mbroni piraterinë e Qosjes në Kosovë?
Megjithatë, reagimi juaj për “Rexhepin” tuaj “të madh”, tregoi se çfarë është i gatshëm të bëjë (edhe gabimisht) miku për mikun, ndonëse nga leximi i veprave tuaja të mëdha, nuk kemi gjetur asgjë të përbashkët me mënyrën e shfrytëzimit të materialeve të gatshme për t’u bërë domosdo autor i tyre. Është e natyrshme që autorët e vjedhur reagojnë dhe duhet të reagojnë. Duhet të reagojnë edhe krijuesit e moralshëm, që të mos bëhen mbrojtës të hajdutërive të tilla makabre. Ata që mbrojnë “vlera” të tilla piraterish, logjikisht janë të njëjtë me përvetësuesit e punës dhe angazhimit të të tjerëve.