E Hënë, 2 Nëntor 2026

Salma Hayek? E shëndoshë dhe psikopate...

17/03/2005  Aktorja fillon xhirimet për filmin e radhës

Në serinë e bukurosheve që shndërrohen në “të tmerrshme”, këtë herë radhitet Salma Hayek, aktorja e mrekullueshme meksikane, që ka marrë çmimin Oscar në vitin 2003, me filmin “Frida”. A e mbani mend transformimin e Charlize Theron në “Monster”? Hayek duket se do të ndjekë hapat e aktores afrikano-jugore. Edhe ajo do të shëndoshet, shëmtohet dhe do të jetë shumë e keqe në veprën më të re me titull “Lonely Hearts”.

Në këtë film, aktorja e “Na ishte njëherë në Meksikë” do të hedhë prapa krahëve imazhin e saj prej ‘sex symbol’ për t’u transformuar në një psikopate të obsesionuar nga seksi dhe me probleme të shumta. “Lonely Hearts” do të tregojë historinë e vërtetë të dy vrasësve, Martha Beck dhe Raymond Martinez Fernandez, të cilët në vitet dyzet u akuzuan për një sërë vrasjesh të ndodhura. Çifti u bë në njëfarë mënyre i njohur për shkak të një praktike të çuditshme: zgjidhte viktimet e tij, duke lexuar të dhënat e publikuara në gazetat e asaj kohe. Për të realizuar këtë rol, Salma Hayek ka nisur një sërë dietash për t’u shëndoshur, të tipit super kalorik, të tillë si ai i Renee Zellweger për në filmin “Bridget Jones 2”, edhe pse personazhi i këtij të fundit, ishte pa dyshim shumë më simpatik...

Vrasësja, e cila do të marrë fytyrën dhe trupin e yllit meksikan, të sjellë në mend personazhin tmerrues të Aileen Wuornos, serial killeren e “Monster”, të interpretuar në mënyrë të mrekullueshme nga Charlize Theron, e cila arriti të fitonte një çmim Oscar me këtë rol. Gjatë viteve të fundit, në Hollivud, për t’u “transformuar”, si Gwyneth Paltrow në “dashuri me shikim të parë” apo Kidman në “The Hours”, me të cilin fitoi edhe një Oscar. Pas nominimit në vitin 2003 për rolin e revolucionares Frida Kahlo, Hayek, tashmë është duke luajtur kartën e “transformimit”, për të arritur të sigurojë ndonjë çmim.

Aktorja meksikane që do të luaj në film përkrah John Travolta, Dan Byrd dhe James Gandolfini, nuk duket se ka frikë të jetë “e shëmtuar”: “Beck ishte një grua shumë e madhe me një oreks shumë të madh seksual, është shprehur një burim i sitit Imdb-Salma nuk do të shëndoshet aq sa do personazhi, pasi edhe do fryhet pak, por, megjithatë nuk është aspak e shqetësuar për pamjen e saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›