Gërdec, lidhet kontrata me SHBA-në për pastrim të municioneve
TIRANË - Ministria e Mbrojtjes ka nënshkruar një marrëveshje me firmën amerikane “AGNA” për të bërë pastrimin e municioneve në Gërdec. Sipas burimeve zyrtare të Ambasadës Amerikane, mësohet se firma amerikane “AGNA” do të kontraktoje një firmë britanike “EOD Solutions” për të pastruar municionet në Gërdec në të cilën ndodhi shpërthimi tragjik i 15 marsit. “AGNA ka angazhuar kompaninë britanike EOD Solutions, e cila do të bashkërendojë punën e punonjësve të saj dhe skuadrave të Forcave të Armatosura Shqiptare të specializuara në shkatërrimin e municioneve të paplasura. “EOD Solutions” ka punuar në projekte demilitarizimi në Shqipëri për më tepër se nëntë vjet”, -ka sqaruar në njoftimin zyrtar Ambasada Amerikane në Shqipëri. Gjithashtu në njoftimin zyrtar të Ambasadës Amerikane në vend thuhet se zona është ende e rrezikshme dhe banorët duhet të qëndrojnë larg zonës së shpërthimit. “Në nxisim fuqimisht banorët e shpërngulur të kësaj zone të mos kthehen derisa ajo të gjykohet e sigurt”, - ka paralajmëruar Ambasada Amerikane në njoftimin zyrtar.
3 Maj 2008