Hakmarrja, përdhunon djalin e policit sapo lë qelinë
LEZHË - Sapo ka dalë nga qelitë e burgut, një 23 vjecar ka vendosur të hakmerret me njërin prej policëve të burgut të Shënkollit në Lezhë, duke ushtruar mardhënie seksuale me dhunë ndaj të birit vetëm 13 vjeç. Ngjarja e rëndë ndodhi në Shëngin ku 23-vjeçari Aleksandër Dardha kishte shkuar pranë të afërmve të tij sapo kishte dalë nga burgu i Shënkollit. I riu Aleksandër Dardha nga Kopliku i Shkodrës është interesuar për familjen fqinje, e cila ishte e policit të burgut të Shënkollit, me të cilin ishte konfrontuar gjatë kohës së vuajtjes së dënimit. Sapo ka mësuar se kush ishte fëmija i policit ndaj të cilit donte të hakmerrej, 23 vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj tij. I shokuar nga ngjarja, i mituri u ka treguar të afërmeve të tij, të cilët kanë bërë denoncim në Drejtorinë e Policisë së Lezhës. Pas kërkimeve intensive, uniformat blu të këtij rrethi, në bashkëpunim me homologët e tyre të Tiranës kanë mundur të rivënë në pranga autorin e krimit. Aleksandër Dardha është arrestuar mbrëmë në kryeqytet, për akuzën "kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitur". 23-vjeçari Dardha ishte dënuar më parë 3 herë për “armëmbajtje pa leje” dhe për “vjedhje”.
3 Maj 2008