E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mallrat e skaduara shkatërrohen në pikën kufitare



Mallrat e skaduara do të shkatërrohen sapo të hyjnë në traun e doganës. Kodi i ri Doganor vendos një standard të ri në lidhje me sigurinë e ushqimeve. Njëkohësisht doganat nuk do të lejojnë mallra të cilat hyjnë si falsifikime. Doganat nuk do të lejojnë të tilla marrja edhe pse ato nuk i fshihen deklarimit. Mallrat që cenojnë të drejtën e pronësisë intelektuale por edhe mallrat e falsifikuara janë mallrat, përfshirë edhe ambalazhimin e tyre, të cilat, pa lejen e mbajtësit të së drejtës, mbajnë një markë tregtare, identike me atë të regjistruar rregullisht për të njëjtat lloje mallrash ose që në thelb është e padallueshme nga kjo markë, duke cenuar të drejtat e mbajtësit të kësaj marke tregtare. Njëkohësisht secila shenjë tjetër identifikuese, përfshirë edhe logon, etiketën, etiketën vetëngjitëse, fletëpalosjen, fletët ilustruese ose ndonjë dokument garancie, që mban shenja të tilla, edhe nëse paraqiten veçmas, në të njëjtat kushte të përmendura në pikën duhen të jenë të përcaktuara. Nuk do të lejohen as paketimet që përmbajnë markën tregtare të një malli të falsifikuar, edhe në qoftë se paraqiten veçmas. Mallrat pirate, që janë mallrat e prodhuara ose që përmbajnë kopje, të prodhuara pa pëlqimin e mbajtësit të së drejtës së autorit dhe të të drejtave të tjera, të lidhura me të, mbajtësit të së drejtës së disenjos, pavarësisht nëse janë regjistruar ose jo sipas legjislacionit kombëtar, ose të një personi të autorizuar nga mbajtësi i së drejtës në vendin e prodhimit, nuk do të lejohen nëse nga prodhimi i këtyre kopjeve cenohet e drejta e autorit.

3 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›