E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbia OKB-së: Të hetohet Petersen

• Serbia i ka kërkuar dje sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun, që të hapë një hetim mbi ish-kryeadministratorin e Kosovës, Soren Jessen Petersen për pengimin me dashje të hetimit

mbi krimet kundër civilëve serbë. Këshilli Kombëtar serb për bashkëpunimin me Hagën ka vendosur që, me anë të presidentit të tij, Rasim Ljajiç, të kërkojë një hetim mbi rolin që ka luajtur Petersen në mbrojtjen e ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, i cili u lirua nga akuzat për krime kundër njerëzimit (Hagë), javën e kaluar. Lirimi i tij është komentuar nga Serbia si: "Minimi i drejtësisë ndërkombëtare" dhe "poshtërim për viktimat". Sipas këshillit serb, "Petersen dhe persona të tjerë kanë penguar hetimin kundër Haradinaj dhe për këtë kanë dëmtuar me ndërgjegje të plotë dhe qëllim të caktuar drejtësinë ndërkombëtare". Rebelimi i Serbëve u motivua nga dy ngjarje të javës së kaluar, lirimi i Ramush Haradinaj nga Haga dhe libri i botuar i ish-kryeprokurores Karla del Ponte mbi viktimat serbe në Kosovë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›