Gërdeci, Delijorgji e Pinari, Minxolli: Duam gjykim të shkurtuar
TIRANE- TIRANE- Tre të pandehurit kryesorë të cilësuar si përgjegjës për tragjedinë e ndodhur më 15 mars të 2008 në Gërdec kërkojnë gjykim të shkurtuar.
Nga seanca me dyer të mbyllura e cila nisi rreth orës 10.00, në ambientet e Gjykatës së Tiransës, (aktualisht ende vazhdon), fillimisht doli lajme se avokati mbrojtës i Ish-drejtori i kompanisë shtetërore MEICO, Ylli Pinari kishte paraqitur pranë trupit gjykues kërkesën për gjykim të shkurtuar për klientin e tij.
Vetëm pak minuta më pas një tjetër kërkesë për gjykim të shkurtuar u dorëzua nga avokati mbrojtës i administratorit të fabrikës së demontimit, Alba Demil, Mihal Delijorgji. Më pas erdhi dhe kërkesa e mbrojtësit ligjor të ish Drejtorit të Fabrikës së Demontimit të Armeve në Gërdec, Dritan Minxolli.
Vetë tre të pandehurit të cilët ndodhen në gjendje arresti , nuk ishin të pranishëm në seancë.
Nga shpërthimi i fabrikës së demontimit të municioneve "Alba Demil", mesditën e 15 marsit 2008 mbetën të vrarë 26 persona, u plagosën 300 të tjerë si dhe u shkatërruan mijëra godina banimi dhe biznesi.
Ata akuzohen për “aktivitet antiligjor me pasojë vrasjen e më shumë se një personi” si dhe shpërdorim detyre”. Kërkesa për gjykim të shkurtuar do të thotë se të pandehurit kanë pranuar akuzat në bazë të akteve që ndodhen në dosjen për gjykim në ngarkim të tyre. Do të jetë trupi gjykues i kryesuar nga Ridvan Hado i cili do të vendosë nëse do të pranojë kërkesën e të pandehurve apo jo.
(vazhdon)